11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Terorizmi dhe siguria nacionale Nënçmim i të drejtave të njeriut

Më të lexuarat

Ariane IOANNIDES

Gjatë vitit 2002 aktiviteti kryesor i shumë shteteve të botës rotullohej rreth luftës kundër “terorizmit” dhe sigurimit të “sigurisë nacionale”.

Si rezultat i drejpërsëdrejt ishte shtimi i sulmeve në më shumë se 151 shtete dhe rajone kundër të drejtave të njeriut dhe atyreve që i mbrojnë të njejtat.

Në një shoqëri pas 11 shtatorit të vitit 2001 ku “përdorimi i forcës paraqitet si mjet për ta bërë botën më të sigurt”, raportet e organizatës “amnesti internacional” për vitin 2003 zbulojnë se përgjegjësit politik i japin të drejtë vetvetes që të marin masa sigurie kaotike disa herë duke mos përfill konventat ndërkombtare. Psh, që nga ndërhyrja amerikane në Afganistan edhe më tej mbeten të burgosur 600 të burgosur pa akuzë ose gjykim në bazën detare kubaneze të Guatenamos dhe refuzon Vashingtoni që të “pranojë për ta statusin e të burgosurve të luftës, sipas konventës së Gjenevës ose tu jep të drejta tjera, për të cilat flasin kriteret ndërkombtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut”.

Vetëm në shtetet e bashkuara të Amerikës ka “më shumë se 1200 të huaj, shumica me origjinë arabe dhe jugoaziatike që janë marur në pyetje informative të hapura në lidhje me sulmet e 11 shtatorit”.

Ky ambient që përputhet me tejkalimet dhe diskriminimin e llojllojshëm e forcon acarimin e marëdhënieve mes popujve, saqë disa organizata anësore paraqiten si të dyshimta ose ngërthejnë terorist të mundshëm sipas opinionit publik. 

Në Indi, në krahinën Goxharat muslimanët u flijuan në masakra që u organizuan sipas “amnesti internacional” nga organizata nacionaliste në bashkëpunim me pushtetin. Tejkalime të cilat i sulmon edhe Irin Kahin, sekretare gjenerale e organizatës duke thënë:

“Nuk i takon qeverive që t’i përgjigjen terorizmit me terorizëm”.

Nga ndodhitë e Njujorkut kanë përfituar shumë shtete të ndryshme, siç janë Uzbekistani, Egjypti, Malezia, për të legjitimuar politikën represioniste dhe për të zgjeruar domethënien e terorizmit. Psh, Rusia në qershor të vitit 2002 nxjeri ligjin për “ekstremizmin politik”, që i lejon çdo institucioni gjykatës që “të mbyll ose pezullon aktivitetin e çdo organizate ose sindikate ose grupit fetar që dyshohet se mbështet ekstremizmin”.

Që nga vjeshta e vitit 2001 është formuar një komision kundër terorizmit në kombet e bashkuara, kurse një vit pas themelimit kanë marur më shumë se 207 raporte nga më shumë se 163 shtete. Kurse gjendja e brendshme e këtyre shteteve nuk është përmirësuar edhe pse janë caktuar buxhete të mëdha finansiare, që u janë ofruar aparateve të ndryshme të sigurimit. Siç është rasti i Afganistanit, ku institucionet janë akoma të dobëta, kurse pakicat kanë nevojë për mbrojtje ose në lindjen e mesme ku “numri i viktimave nga palestinezët dhe izraelitet është shtuar në vitin 2002 në mënyrë të pakrahasueshme me një vit më herët”.

Gjithashtu edhe raporti i “mbikqyrësit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut”, program i unionit ndërkombtar i kontakteve të të drejtave të njeriut, një organizatë ndërkombtare për mbrotje nga tortura, nuk regjistron rezultate të ndershme.  

Ata mes tjerash thonë:

“Formimi i ndonjë organizate ose sindikate… ose vërtetimi i çdo forme të thyerjes së të drejtave të njeriut paraqet rezik në më shumë se 80 shtete të botës”.

Ka shumë vështirësi në realizimin e verifikimeve për shkak të llojlloj presioneve që bëhen (duke filluar nga sulmet në zyra e deri te shkatërrimi i aparaturës) kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të cilët janë shndëruar në “kriminel të rinjë” për shumë shtete.

Edhe pse dy raporte konfirmojnë një përparim gjatë këtij viti, siç është rasti me pajtimin rreth përkufizimit të mobilizimit ushtarak të fëmijëve dhe përvehtësimi i protokoleve që lejojnë ligjin ndërkombtar për vizita të organizuara në burgjet e ndryshme. 

Kjo organizatë ndalet edhe te “ngadhnjimi historik” që personifikohet në hyrjen e gjykatës ndërkombtare në praktikë që të gjykojë të akuzuarit për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kjo është ngadhnjim të cilin e ka zbehur refuzimi i Sh.B.A- ve bashkëpunimin me këtë gjykatë në kornizat e hulumtimeve ose akuzave penale që mund ta kaplojnë qytetarin amerikan.

Përktheu: Bekir Halimi

Marur nga “le mond diplomatic” versioni arabisht./ISLAM.MK/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit