7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës

Më të lexuarat

Tërnava do të ushtrojë këtë detyrë edhe në 5 vitet e ardhshme dhe ky është mandati i tij i katërt në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës

 

Në mbledhjen e sotme Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) zgjodhi Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga BIK bëhet e ditur se trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës i cili përbëhet nga 60 anëtarë (30 anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, 28 kryetarët e këshillave vendorë, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame dhe drejtori i Medresesë Alauddin), ka rizgjedhur Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Duke bërë të ditur se kandidatë të propozuar për Myfti ishin Naim Tërnava dhe Reshat Mexhidi, BIK njofton se “Tërnava mori 52 vota ndërsa kundërkandidati Reshat Mexhiti 6 vota, dy vota ishin të pavlefshme”.

Tërnava do të ushtrojë këtë detyrë edhe në 5 vitet e ardhshme dhe ky është mandati i tij i katërt në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit