Tërnava: Nuk kemi bashkëpunuar me “grupin terrorist” të Fetullah Gulenit

0
201

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se nuk ka bashkëpunuar me atë që e ka quajtur “grup terrorist” të Fetullah Gulenit, raporton KTV.
Tërnava i ka bërë komentet në një samit të klerikëve myslimanë nga 35 shtete të botës, ku ka marrë pjesë edhe presdienti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Ky grup terrorist së pari ka ardhur në Kosovë në vitin 1999 kur përfundoi lufta dhe tërhoqi pas vetes shumë akademikë, politikanë, intelektualë. Ne, si klerikë myslimanë e kemi refuzuar bashkëpunimin me ta, por ky grup ka ende mbështetje tek disa parti politike”, e citon Daily Sabah, Naim Tërnavën.
Klerikët nga Evropa dhe Azia kanë folur për rrezikun që kanë thënë se myslimanët kanë nga dy grupe terroriste, FETO e Gulenit dhe ISIS-i.