16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tërmeti në veri të vendit ishte 4.1 shkallë të Rihterit

Më të lexuarat

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës (MZHE) dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, më 05.02.2015 në ora 22:49:39 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 4,1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V1/2 ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 15 km veri të Leposaviqit, 66 km në veri-perëndim të Prishtinës respektivisht në koordinatat: 43.23 (latituda) dhe 20.88 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

 

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët vendit tonë, po ashtu edhe në vendet fqinje të Kosovës.

 

Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit