6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tërmeti në Shqipëri, Washington Post shkruan për lajmin e rremë që i nxori banorët e Tiranës në rrugë

Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze The Washington Post, ka shkruar lidhur me lajmin e rremë që i detyroi banorët e Tiranës të dalin në rrugë.

Sipas të përditshmes amerikane, njerëzit në kryeqytetin shqiptar në mbrëmjes së të dielës dolën jashtë banesave të tyre nga frika se në disa media online ishte raportuar për një tërmet më madhësi 6 shkallë Rihter.

“Policia shqiptare thotë se ka marrë në pyetje dy gazetarë me dyshimin se ata provokuan panik duke raportuar se një tërmet më i madh do të ndodh, pas tërmetit të kaluar që plagosi 105 njerëz dhe dëmtoi qindra ndërtesa. Njerëzit në Tiranë, dolën jashtë banesave të tyre pas raportimeve se një tërmet me madhësi prej 6 ballë do të ndodh para mesnatës”, shkruan Washington Post.

Lidhur me lajmin e rremë, ka reaguar dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një lajm të rremë kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej qytetarëve të Shqipërisë.

“Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keq ardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit