7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tërmeti në Irak, Turqia dërgon 4 mijë tenda dhe 7 mijë batanije

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Pas tërmetit prej 7,2 ballësh që ndodhi në kufirin Irak-Iran, Turqia është moblizuar për të ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti duke dërguar katër mijë tenda dhe shtatë mijë batanije, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga provinca Muş janë dërguar një mijë tenda dhe nga Diyarbakıri katër mijë batanije në drejtim të pikës kufitare Habur, ndërkohë që Gjysmëhëna e Kuqe ka nisur në mënyrë urgjente tre mijë tenda dhe tre mijë batanije”, njoftoi Zëvendëskryeministri i Turqisë dhe zëdhënësi i qeverisë turke Bekir Bozdağ.

Nga ana tjetër, Kryeministria e Turqisë tha se Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë ka nisur punimet përmes depove që posedon në rajon, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit dhe produkte humanitare të Drejtorisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) dhe Ekipit Shpëtues Mjekësor Kombëtar (UMKE) po ashtu janë dërguar drejt pikës kufitare Habur.

“Po ashtu, në gatishmëri janë edhe ekipe shtesë të kërkim-shpëtimit, të cilat do të dërgohen në rajon në rast nevoje. Për dërgimin e ekipeve dhe produkteve humanitare nga Turqia, jemi në kontakt intensiv me qeverinë qendrore të Irakut”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndryshe, një tërmet prej 7,2 ballësh sipas Rihterit ndodhi në afërsi të qytetit Halepçe në Irak, pranë kufirit me Iranin.

Instituti Amerikan për Hulumtime Gjeologjike njoftoi se tërmeti ka ndodhur në epiqendër 32 kilometra në jugperëndim të Halepçes dhe në thellësi prej 33,9 kilometrash.

Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin Bagdad, Kirkuk dhe në qytete të tjera të Irakut, si dhe në pjesën juglindore të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit