8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tërmeti i medias është më i vështiri, ai merr me vete miliarda viktima!

Më të lexuarat

TERMETI I MEDIAS ESHTE ME I VESHTIRI, AI MERR ME VETE MILIARDA VIKTIMA!

Termet ne media. Perderisa ne e perjetojme me dhimbje situaten e trishte ne Shqiperi, sot media vendosi per nje ‘termet’ tjeter vizual. Permbajtja e situates reale ne media, mendoj se eshte me e ç’rregullt se sa ajo qe eshte duke ndodhur ne Shqiperi. Ate e ben me se miri media. Termeti ndalon natyrshmerisht dhe metafizikisht, por sikurse termeti ne media nuk deshiron te ndalet, tregohet i pameshirshem. Manipulimi dhe fakeimazhet jane duke na dridhur me shume se sa termeti i fundit ne Shqiperi. Shembulli me eklatant eshte fotografia me qenin, mjafton te kerkosh ne googleimage dhe bindesh se fotografia nuk perkon me realitetin. Realiteti eshte nxjerrur nga konteksti. Fotografia eshte e vertete, por ne nje rrethane tjeter, kjo nuk duhet të etiketohet verbërisht si e rreme, nese konteksti eshte i qarte; megjithatë, në të njejtën kohe, lajmet per termetin ne Shqiperi jane te gjitha te rreme nese fotografia përdoret brenda kontekstit dhe permbajtjes se tekstit.

Nese termeti vret disa njerez, media se bashku me ushqimin “fakenews”, vrasin cdo dite njerez. Lexoni kete histori: Lufterat vrasin nje numer te caktuar njerezish, por lajmet e rreme çdo dite ne menyre te ngadalshme. Lajmet e rreme dëmtojne njerëzit edhe ne mënyra te tjera. Vemendje! Raportimet/lajmet e rreme bëjne qe disa prinder të refuzojne vaksinat per femijet e tyre, per shkak se disa “gatekeepers” e plasojne informacionin per qellimin qe pagohen. Megjithate, dihet se pa vaksina, fëmijët mund të marrin sëmundje vdekjeprurëse. Lajme te rreme per kontrollin e lindjes mund të rezultojne ne shtatzëni ose sëmundje të paplanifikuar. Lajmet e rreme te pergatitura për grupet etnike mund të çojne ne me shume diskriminim. Maria D. Molina thot se “Fake News” nuk eshte thjeshte nje informacion i thjeshte, ajo permban mosbesim, keqinformim dhe manipulim. Paramendoni si mund te ndertohet nje shoqeri e cila bombardohet cdo dite me lajme te tilla. Media eshte eshte pushtet qe krijon shoqerine e kundert te asaj qe duhet, ose e edukon ate. Ne vijim i kam listuar disa pika se si t’i vertetoni lajmet e rreme. I kam nxjerre nga shenimet e mia qe i merrja kur isha ne studime.

Si të dalloni lajmet e rreme?

1. Veshtroni nga afer lajmin.

Kontrolloni burimin e tekstit, a e njihni faqen në internet? A eshte nje burim i besueshëm? Nëse nuk jeni të njohur me faqen (web-in), shikoni rreth seksionit ose zbuloni me shume informacione rreth autorit. Lajmi patjeter te kete autor/emer dhe mbiemer.

2. Shikoni përtej titullit

Kontrolloni të gjithë artikullin, shumë lajme te rreme përdorin tituj sensacional ose tronditës për të tërhequr vëmendjen. Shpesh titujt e lajmeve te reja te rreme jane te gjitha me shkronja te medha/te hijezuar/bold te tepruar dhe përdorin pikat e pikesimit/thonjezat, pikecuditeset,…

3. Kontrolloni burimet tjera

A raportojnë lajme / media të tjera me reputacion mbi ngjarjen ne menyra te jashtezakonshme? A ka ndonjë detaj rreth lajmi/fotografise? Nëse po, kontrolloni se ato janë të besueshme ose nëse ekzistojnë madje!

4. Kontrolloni faktet

Tregimet/fotografite e rreme të lajmeve shpesh përmbajnë data të pasakta ose afate kohore të ndryshuara. Eshte gjithashtu një ide e mirë për të parë kur u botua artikulli, a është aktual apo një histori e vjetër lajmesh?

5. Vertetoni paragjykimet tuaja

A po ndikojnë pikëpamjet ose bindjet në gjykimin tuaj për një tipar apo raport lajmesh/shpeshhere ka patos, ne vecanti lajmet ne situata sensacionale.

EH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit