6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tërmetet në Ohër, qytetarët druajnë nga aktivizimi i vullkanit Duvallo (VIDEO)

Më të lexuarat

Përveç frikës nga tërmetet tashmë të përditshme, banorët e Maqedonisë Jugperëndimore tashmë druajnë edhe nga shpërthim vullkani. Lëkundjet e shumta dhe të njëpasnjëshme në Ohër, Strugë dhe Resnjë, kanë ngjallur frikën e banorëve për rizgjimin e mundshëm të vullkanit Duvalo. Mirëpo, drejtori i Entit Sizmologjik Mihajll Garevski siguron qytetarët se në Maqedoni nuk ekziston mundësia e shpërthimit të një vullkani.

“Aktivitete vullkanike në territorin e Maqedonisë nuk mund të paraqiten. Qytetarët të jenë të sigurt se vullkane aktive në Maqedoni nuk ka”.

Tërmetet në Ohër dhe Strugë kanë shkaktuar panikë të madhe tek qytetarët, të cilët nga frika për të bërë gjumë në shtëpi, natën e kanë kaluar nëpër tendat e vendosura nga Qendra Vrojtuese, në pjesën qëndrore të qytetit të Ohrit.

Tërmeti i regjistruar ditën e djeshme në rajonin e Ohrit, intensiteti i të cilit ka qenë 5.0 shkallë sipas Rihterit me epiqendër 12 kilometra në Verilindje të Ohrit, 5 kilometra larg Koselit dhe në thellësi prej 10 kilometra, përpos në rajonin e Ohrit, dridhja është ndjerë edhe në qytetet tjera, në Shkup, Tetovë, Kumanovë, pra thuajse në tërë territorin e Maqedonisë. Ky termet, vlerëson Garevski mendohet të ketë qenë goditja kryesore dhe lëkundjet në vazhdim do të jenë si after shock, ndërsa kjo gjendje sipas tij mund të zgjas deri në një muaj.

“Mbrëmë, termeti me magnitudë 5 shkallësh, mendoj, ishte goditja kryesore dhe ja tani kemi një seri termetesh me magnitudë 3, që duhet këto të jenë after shock…Nëse kjo është goditja kryesore, që ashtu dhe duket, nuk do duhej më shumë se 10 ditë deri në një muaj të zgjasin këto after shock, të cilat do duhej me të kaluiar një muaj ditë do të mbarojnë. Me këtë mund që pas 2-3 muajsh të ketë tërmete me magnitudë 2 deri në 3 shkallë, të paraqiten si after shock”.

Garevski po ashtu potencoi se sipas aktiviteteve sizmologjike lugina e Shkupit nuk rrezikohet nga këto lëkundje. Ndryshe, deri në këto momente nuk ka pasur ndonjë person të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Sipas të dhënave të entit sizmologjik, vetëm gjatë ditë së djeshme në Ohër dhe rrethinë janë regjistruar 14 tërmete të njëpasnjëshme, ndërsa gjatë natës u regjistruan tre tërmete me fuqi prej 3.9 ballë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit edhe kësaj here ishte në rajonin e Ohrit, 7 kilometra nga Resnja dhe në thellësi prej 2 kilometrave

Sipas të dhënave mësohet se deri tani janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete me magnitudë të ndryshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit