17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Tërmet i fuqishëm e goditi Indonezinë

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm me 6.6 shkallë të Rihterit, e ka goditur sot në mëngjes bregun lindor të Indonezisë, duke shkaktuar dëme në disa ndërtersa, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte afro 80 kilometra nga provinca Papua në Indonezi dhe 30 kilometra nën nivelin e oqeanit.
Banorët e qytetit Manokvan, territori i banuar më së afërti tërmetit, thanë se ka pasur dëme në ndërtesa, përfshirë edhe murin e një ndërtese qeveritare, që ishte shkatërruar.
Zyrtarët e Agjencisë meteorologjike dhe gjeofizike të Indonezisë thanë se nuk kishte nevojë për dhënien e alarmit për cunami. /BS/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit