9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tentoi të vriste veten nga varfëria, Elvis Naçi i premton banesë

Më të lexuarat

Pak ditë më parë ‘News24’ transmetoi një kronikë ku Entela Buzi, nëna e dy fëmijëve nga fshati Kallm i Fierit lutej e qante për një thes miell që t’u gatuante bukë të vegjëlve të saj. Mes lotësh e dhimbjes nga varfëria e madhe, Entela rrëfeu ka se ka tentuar të vet mbyt’et dy herë, por kanë qenë fëmijët që e kanë kthyer nga rruga.

Historia preku mbarë shqiptarët dhe nuk mund të mos prekte edhe Elvis Naçin, i cili bashkë me Sidrit Bejlerin e stafin e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, shkuan ta takojnë nënën e dy fëmijëve për të parë nga afër gjendjen e saj.

Përveç ndihmës emergjente që ka ofruar, Elvis Naçi i ka premtuar nënës së dy fëmijëve një shtëpi të re. “Vizituam Familjen e Entela Buzit në Kallm të Fierit ku mësuam mes lotëve hallet e kësaj Familje, ajo kishte një toke ku do t’i ndërtojmë një Shtëpi dhe do të shikojmë hallet shëndetësore që ata kane! I Madhi Zot na shpërbleftë të gjithëve”, shkruan Elvis Naçi në profilin e tij në FB.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit