Tentim për abuzim me 13 vjeçare

0
51

Policia ka ndalur dhe ka ngritur kallëzim penal kundër Antonio. Gj, 19 vjeç nga fshati Desovë i komunës Dolneni në Maqedoninë Lindore, për shkak të kryerjes së veprës penale abuzim me fëmijë të mitur.

19 vjeçari është ndaluar nga policia, pasi që ishte lajmëruar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 13 vjeçare në fshatin Ropotovë. Viktima e mitur ka lajmëruar familjen për abuzimin që ka ndodhur mbrëmë në këtë fshat.

Dhunuesi ka arritur që të mashtrojë fëmijën e mitur dhe e ka futur me dhunë në shtëpinë e tij, duke tentuar të abuzojë seksualisht. Por, vajza e mitur ka bërtitur dhe është dëgjuar nga nëna e saj, e cila menjëherë ka ndërhyrë dhe ka evituar tentimin për dhunim.  (INA/kohaislame