13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tensione të pritshme në Al Aksa, policia dhe ushtria izraelite “gati për luftë” këtë të xhuma

Më të lexuarat

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka shumë të ngjarë që të marrë parasysh ndryshimin e vendimit për vendosjen e detektorëve në hyrje të Malit të Tempullit”, tha ministri i Sigurisë Publike, Gilad Erdan për Radion e Ushtrisë të enjten në mëngjes.

“Unë nuk kujtoj asnjë organizatë apo ekspertë të ketë shprehur ndonjë kundërshtim, lidhur me instalimin e detektorëve“, tha Erdan. Ai foli një ditë pasi ushtria dhe zyrtarët e Shin Bet bënë thirrje për largimin e detektorëve, të cilët u vendosën në hyrje të vendit të shenjtë pas një sulmi vdekjeprurës atje të premten e kaluar.

“Unë nuk kam dëgjuar të ketë pasur ndonjë kundërshtim dhe në arenën ndërkombëtare”,  shtoi Erdan.

Të mërkurën, Netanyahu tha se Izraeli nuk është tërhequr nga pozicioni i tij për përdorimin e detektorëve për të kontrolluar ata që hyjnë në vendin e shenjtë.

Shefi i qeverisë së Tel Avivit pritet të marrë një vendim për çështjen në fjalë kur ai të kthehet në Izrael nga vizita e tij në Francë dhe Hungari të enjten, pas konsultimeve me zyrtarë të lartë të sigurisë, bëri me dije Erdan. Zyrtarët e qeverisë dhe të sigurisë po i bëjnë thirrje Netanjahut të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësonte Izraelit të nxjerrë veten me dinjitet nga ky konflikt pa u shkallëzuar në trazira më të gjera në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor. Ata janë gjithashtu të shqetësuar për implikimet e krizës në marrëdhëniet me Jordanin.

Të mërkurën mbrëma, myftiu i Jeruzalemit dhe krerët e Vakf-it u bënë thirrje të gjithë imamëve në Jerusalem dhe zonat përreth që të mos mbajnë faljen e namazit të xhumasë në xhamitë e tyre, por të vijnë në Al-Aksa për t’u lutur në këtë vend të shenjtë. Ky apel i pashembullt mund të sjellë dhjetëra mijëra adhurues në kompleksin e Malit të Tempullit.

Madje ushtria dhe policia janë duke u përgatitur për konfrontime në Jeruzalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza lidhur me tensionet në rritje. Policia tha se po punohet nën supozimin se detektorët nuk do të hiqen para të premtes dhe se për këtë arsye presin trazira në masë të gjerë në zonë.

Ushtria gjithashtu është duke u përgatitur për mundësinë e konfrontimeve në Bregun Perëndimor dhe në Gazë. Ushtria njoftoi se pesë batalione do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë ditës së premte, nëse do të kërkohet ndihmë prej tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit