16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tensione në Lindjen e Mesme, Putin mobilizon të gjitha forcat

Më të lexuarat

Janë rikthyer tensionet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, këtë radhë në Lindjen e Mesme.
Pas mobilizimit të 1600 ushtarëve britanikë në Jordani ka reaguar edhe Rusia.

Vladimir Putin ka urdhëruar sot një stërvitje të përgjithshme të gjithë trupave që ndodhen në Mesdhe.

Admirali Vladimir Koroliov ka nisur një manovër të flotës së Detit të Zi dhe asaj të Detit Kapsik.

Stërvitja masive është lajmëruar nga ministri i Mbrojtjes ruse Sergei Shoigu, përcjell Tema.

Ai tha se stërvitja po kryhet “për të parë gatishmërinë e luftës” dhe reagimin e trupave.

Shoigu tha se urdhri për stërvitjen kishte ardhur nga komandanti suprem, pra Putin.

Shoigu tha se stërvitja ka si synim të testojë reagimin në luftën ndaj terrorizmit dhe shkatërrimeve natyrore dhe teknologjike.

Gjithashtu do të matet kapaciteti i avionëve dhe forcave antiajrore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit