6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tension në rrjetet sociale, cila është e vërteta e ”Mbulimit” të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit

Më të lexuarat

mijëra besimtarë myslimanë kryen faljen e Namazit në ‘’Sheshin Skënderbej”.

Për të dytën herë besimtarët me lejen e Bashkisë së Tiranës janë vendosur në Shesh derisa të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë.

Ndërkohë që një detaj ka bërë mjaft përshtypje dhe ka bërë zhurmë në rrjetet sociale. ‘’Mbulimi” i monumentit së Skënderbeut.

Shumë persona kanë shkruar në profilet e tyre se për hir të fesë është mbuluar  një monument Kombëtar.

Po nëse shihen me vëmendje momentet kur është falur Namazi statuja e Skënderbeut nuk është e mbuluar në video. Fotoja e shkrepur me shumë gjasa gjatë përgatitjeve të djeshme është keqpërdorur në rrjetet sociale.

Madje pjesa që është vendosur në rreth nuk është ajo para monumentit por karshi tij në drejtim të Xhamisë së vjetër.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë vendosur disa lede në shesh dhe këndi i fotove të shkrepura ndoshta ka bërë dhe këtë konfuzion.

Gjithsesi kjo nuk do të përbënte herën e parë që monumenti do të cënohej. Pasi sa herë që aty do të ketë evente të partive politike, këmbët e Skënderbeut do të shndërrohen në mbajtëse të flamujve me ngjyra.

Më poshtë po sjellim dhe anën tjetër të pamjeve të Skënderbeut. Nuk dihet pse ky lloj tensioni në rrjetet sociale pikërisht në këtë ditë feste, duke marrë në konsideratë faktin e mbulimeve të mëparshme të tij.

(E.K/SHUPLAKA)

Për më shumë shihni fotot më poshtë:

Pamje ku është vendosur ledi ndricues
Pjesa e shënjuar nuk i përket zonës ku është i vendosur monumenti i Skënderbeut
Pamje gjatë faljes së Namazit
Pamje gjatë faljes së Namazit          
                                   https://www.facebook.com/komunitetimysliman/videos/1504442276282989/                            
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit