11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Telgraph: Bler i ka shfrytëzuar ambasadat për punë private

Më të lexuarat

Toni Blerit i është ndaluar që të qëndrojë në ambasadat britanike kur punon për qëllime komerciale, me këtë titull gazeta britanike “Telegraph” e përmend edhe Maqedoninë si pjesë e aktiviteteve komerciale të ish-kryeministrit britanik. Bler në tetor të vitit 2013 qëndroi disa orë në Shkup ku ishte mysafiri kryesor në festivalin e paqes Sahara të Subrata Roj.

Sipas gazetës Toni Bler ka përdorur resurset qeveritare për shkak se ka kërkua brifing nga ambasada në Shkup, për Maqedoninë. Dhe këtë vizitë, respektivisht informatë të kërkuar, gazeta Telegrafi e vë në grafën aktivitete komerciale të Bler për të cilat ambasadave britanike tani më u është ndaluar t’i ndihmojnë falas.
Për Toni Bler atëherë kujdesej sigurimi i angazhuar nga Ambasada Britanike, ndërsa ai prej mbërritjes në Shkup e deri në nisje ishte në shoqërinë e ambasadorit të atëhershëm britanik Kristofer Ivon dhe shfrytëzonte automobilin e ambasadës. Pas përfundimit të aktiviteteve Toni Bler shkoi në Shqipëri, ku gjithashtu ka këkruar brifing nga ambasada në Tiranë. Askush deri më tani nuk ka treguar se për sa para Bler erdhi të flasë në Maqedoni, ndërsa honorari i tij zakonisht shkon në dhjetëra mijëra euro, transmeton Zhurnal.

Sipas të përfshirëve në organizimin e Festivalit të parë dhe të vetëm për paqe, Sahara për gjithë ngjarjen ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro. Nuk dihet nëse Bler e ka marrë honorarin nga kjo llogari, ose nëpërmjet kanaleve të tjera. Festivali nuk vazhdoi për shkak të problemeve me ligjet e Indisë për Subrata Roj dhe tërheqjen e investimeve të Sahara-s në Maqedoni.

Në Bardovcë shtëpia e cila evidentohet si adresë e djalit dhe bashkëshortes të Subrata Roj është e zbrazët, ndërsa dy anëtarët e familjes nga India kanë marrë edhe letërnjoftime dhe shtetësi, si dhe të drejtën e votës. Fotografia e Subrata dhe Bler në Shkup përdoret shpesh në analizat gazetareske për profilin e biznesmenit kontrovers nga India.

Gazeta britanike Telegraph raportoi se përveç në Maqedoni, edhe në njëzet vende tjera, ish-kryeministri britanik Bler i ka shfrytëzuar ambasadat deri sa ka qëndruar në këto vende për të punuar për veten e tij, e jo për të përfaqësuar politikën shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo prej tani është e ndaluar me vendim të autoriteteve britanike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit