6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Televizorët Smart po shiten më lirë për një arsye të frikshme

Më të lexuarat

Çmimet kanë rënë aq sa tani mund të gjenden televizorë me cilësi ekrani 4K dhe me lidhje interneti (SMART), me pothuajse gjysmë çmimi sa vetëm pak vite më parë.

Por, disa media në SHBA thonë se kjo ulje çmimi ka një tjetër kosto, të cilën njerëzit as nuk e kuptojnë dot.

Televizorët me lidhje interneti, që janë praktikisht si një kompjuter, mund të mbledhin të dhëna për vendndodhjen e shikuesit specifik dhe çfarë shihet në ekran.

Disa prodhues mbledhin të dhëna për përdoruesit dhe ua shesin këto të dhëna palëve të treta. Të dhënat mund të përfshijnë llojet e shfaqjeve që shikoni, cilat reklama shikoni dhe vendin tuaj të përafërt.

Kjo është arsyeja pse kompanitë i shesin lirë televizorët. Ato mbledhin të dhënat dhe ua shesin kompanive të interesuara për reklama apo arsye të tjera.

Kjo është një industri e pamëshirshme. Më konkretisht, kompanitë si Vizio nuk kanë nevojë të fitojnë para nga çdo TV që shesin. Televizorët SMART mund të shiten në ose afër kostos për konsumatorët, sepse Vizio është në gjendje të fitojë para nga ata përmes mbledhjes së të dhënave, reklamimit dhe shitjes së argëtimit të drejtpërdrejtë me konsumatorin (filma, TV shows,etj.).

Janë këto forma shtesë të të ardhurave që ndihmojnë në krijimin e televizorëve të mëdhenj, të mrekullueshëm dhe “të zgjuar” nga kompanitë si Vizio dhe TCL me kosto të përballueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit