5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Telekomi serb shumë afër blerjes së telekomit shqiptar

Më të lexuarat

Telekomi i Serbisë ka ofruar 61 milionë euro për ta blerë Telekomin e Shqipërisë, që është edhe oferta më e madhe nga 4 të tilla. Mediat në Serbi raportojnë se oferta është bërë për qëllime politike e jo biznesore, pasi shuma është jashtëzakonisht e lartë. Madje, raportohet se oferta mbështetet fuqishëm nga autoritetet në Beograd, të cilët kanë intervenuar në “Dojçe telekom” dhe te qeveria shqiptare, për t’i bindur që ta pranojnë ofertën serbe.

Kompania serbe ka konfirmuar për Danas se kanë bërë ofertë për blerjen e Telekomit shqiptar.

“Kompania e Telekomit të Serbisë pasi dëshiron të pozicionohet si lider rajonal në tregun e telekomunikacionit ka bërë ofertën e saj për blerjen e Telekomit të Shqipërisë, në pronësi të Dojce Telekom”, ka thënë kjo kompani.

Ata nuk kanë dhënë detaje tjera pasi procesi është në zhvillim e sipër.

Po ashtu, bëhet e ditur se interesim për blerjen e kësaj kompanie kanë treguar edhe kompania “Eagle Mobile”, e cila është kompania e tretë për nga fuqia në tregun shqiptar, një kompani greke si dhe një investitor bullgar, Spas Rusev, që është edhe pronar i kompanisë më të madhe bullgare Vivakom.

Sipas Danas, afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 17 shtatori, por përkrah këtyre tre kompanive është shfaqur edhe Telekom Srbija e cila sipas burimeve të kësaj gazete, ofertën e saj e ka bazuar në “motive jobiznesore pasi ka dhënë një ofertë shumë të lartë gati joracioanale”.

Madje, thuhet se Telekomi i Serbisë ka mbështetje të fortë të autoriteteve serbe, të cilët nëpërmjet intervenimeve në Dojçe Telekom kanë kërkuar të ndërhyjnë te Qeveria Shqiptare dhe autoritetet rregullatve që ta pranojnë ofertën serbe.

Siç thuhet oferta e investitorit grek ka qenë e lartë, por financimi i transaksionit të plotë nuk është siguruar. Ofertuesi serb thuhet se do të mundë të kishte problem ta marrë pajtimin e trupit për mbrojtjen e konkurrencës derisa oferta bullgare ka qenë më e ulëta.

Telekomi shqiptar ose T-mobile Shqipëria është pronë direkte e kompanisë greke COSMOTE (OTE), ku aksionet më të mëdha i ka Dojçe telekom (45 përqind) dhe shteti grek (5 përqind), derisa pjesa tjetër është pronë e investitorëve institucionalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit