1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Telefonata Erdogan-Obama, në fokus bashkëpunimi në luftën antiterrorizëm

Më të lexuarat

Kreu i Shtetit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi të martën në mbrëmje në telefon me homologun e tij amerikan, Barack Obama…

Kreu i Shtetit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi të martën në mbrëmje në telefon me homologun e tij amerikan, Barack Obama.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i përcolli Erdoganit ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve terroriste natën e shkëmbimit të viteve në Ortakoj të Stambollit dhe të 17 dhjetorit në Kajseri, si dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Dy liderët theksuan gjatë bisedës telefonike se Turqia dhe SHBA-ja do të vijojnë bashkëpunimin mes tyre në lidhje me luftën kundër terrorizmit.

Barack Obama vuri në pah se SHBA-ja ka përgëzuar dhe pritur me kënaqësi përpjekjet e Turqisë me aktorët rajonalë për shtrirjen e armëpushimit në Siri në të gjitha territoret e vendit dhe për fillimin e negociatave politike ndërmjet regjimit e opozitarëve.

Në këtë bisedë telefonike, ku u morën në shqyrtim zhvillimet e fundit në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri, Presidenti Erdogan dhe homologu Obama ranë dakord se Turqia dhe SHBA-ja duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mes tyre rreth luftës antiterrorizëm.

Mes të tjerash, dy liderët u ndalën gjithashtu mbi çështjen e Qipros dhe uruan që procesi aktual i negociatave, i cili synon sheshimin tërësor e gjithëpërfshirës të problemit, të rezultojë duke siguruar unitetin e ishullit me një zgjidhje bizonale dhe bikomunale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit