11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tekstet e historisë duhet të ndryshohen

Më të lexuarat

Nexhmedin Spahiu

Ministri turk i arsimit Dinçer ka plotësisht të drejtë

Më se dy dekada nga mposhtja e komunizmit dhe Kosova u desht ta pres ministrin turk të arsimit Dincer që të marr vërejtje për absurditetin në tekstet tona të historisë. Rishikimi i teksteve të historisë është dashur të bëhet që para dy dekadave në mënyrë që të shkundet nga mendësia marksiste – leniniste. Mundësitë akoma më të mira kanë qenë pas çlirimit të Kosovës.
Për këtë pata biseduar me ministrin e parë të arsimit pas luftës në Kosovë që vinte nga Afrika Jugore dhe me ministrin e tretë me radhë pas lufte, Michael Daxner. Që të dy qenë pajtuar që kjo gjë duhet bërë sa më parë, por mandatet e tyre përfunduan dhe kjo gjë nuk u arrit.
Pengesa kryesore për ta duket të kenë qenë jo tekstet në gjuhën shqipe, por ato në gjuhën sërbe të cilat botoheshin në Beograd dhe po të bëheshin tjera në Prishtinë ato do të bojkotoheshin nga arsimtarët sërbë në Kosovë. Kështu as Mark-u as Michael-i nuk i futën kësaj pune as për tekstet e historisë në gjuhën shqipe.

Koncepti i kombit nuk është në rregull me tekstet tona të historisë?

Koncepti i kombit është i dhënë sipas teorisë staliniste dhe kjo gjë prodhon derivate tjera me të cilat nxënësit dhe studentët tanë furnizohen gjatë gjithë shkollimit. Ky koncept krijohet që në klasët e ulta akoma pa u dhënë definicioni eksplicit për kombin.
Defekti i konceptit Stalinist për kombin është se ai e barazon kombin me etninë. Ky koncept buron nga teza e filozofit gjerman Johann Gottlieb Fichte se çdo popull që flet një gjuhë të veçant ka të drejtë ta ketë shtetin e vet. Kjo do të thotë se çdo etni ka të drejtë të jetë komb. Por, mes të drejtës për të qenë komb dhe aftësisë për t’u organizuar si komb ka një hapësirë të madhe që Stalini nuk deshi ta pranojë në teori, por për ironi e zbatoi në praktikë. Bashkësive të shumta etnike në perandorinë Sovjetike iu mohua e drejta për republikat e tyre pikërisht nga Stalini. Thjesht, në teori, Stalini e barazoi konceptin e kombit me etninë dhe se këndejmi historia e kombit u projektua deri në lashtësi. Madje edhe për epokat më të lashta u përdor terminologjia e historisë së kohës moderne.

Termi jologjik “Revolucioni Demokratik”

Kur është fjala për shqiptarët këtu kemi edhe disa idiotizma të veçantë p.sh. termi “Revulucioni Demokratik i Qershorit 1924” që përdoret për grushtshtetin që e solli Fan Nolin kryeministër të Shqipërisë. Neve që na është mësuar veshi që nga fëmijëria edhe nuk na duket ndonjë idotllëk derisa të mos e përkthejmë në anglisht “Democratic revolution”. Tek atëherë kuptojmë çfarë marrëzirash po flasim. Të thuah revulucion demokratik është sikur të thuash dru i hekurt! Ose është dru ose është hekur, por nuk mund të jetë dru i hekurt. Kështu edhe revulucioni nuk mund të jetë demokratik sepse këto dy gjëra përjashtojnë njëra tjetrën. S’mund të jesh edhe revolucionar edhe democrat.

“Lufta Shqipëri – Perandori Osmane” është një term që nuk përket me konceptet historike

Në shekullin XIV s’kishte lindur akoma edhe një komb i vetëm në botë në kuptimin modern.
Kombi i parë modern lindi më 1523, kur më 6 Qershor mbreti suedez Gustav Vasa Ericson shpallë reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezve dhe jo pronë të mbretit siç ishte rasti me shtetet mesjetare ku territori në zotrim të shtetit ishte në fakt pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rrol në drejtimin e shtetit. Apo, më mirë thënë, kishte aq rrol sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.
Së këndejmi suedezët u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm 126 vite me vonë me revulucionin e Oliver Cromwell-it më 1649, amerikanët me shpalljen e pavarësisë më 1776, ndërsa francezët me revolucionin e vitit 1789, prej kur edhe fillon epoka e kombeve.
Pse pikërisht lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve dhe dhe jo lindja e 3 kombeve të mëhershme kjo është për faktin se komb-bërja franceze qe më e artikulur (sllogani “Liri, vëllazëri e barazi”, shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj) dhe se u pasua menjëherë me komb-bërjet në gjithë Evropën Perëndimore.

Kur Perandoria Osmane arriti në Ballkan, nuk kishte as komb turk as komb osman e as ndonjë komb ballkanik. Thjesht, një sundimtar zëvëndësonte një tjetër.

Edhe Skënderbeu nuk ishte udhëheqës kombëtar, por vetëm një sundimtar. Në shekullin XIX ai u shëndërrua në një kryehero kombëtar nga rilindasit shqiptarë me qëllim mitizimi. Madje lëvizjen e komb-formimit shqiptar e quajtën Rilindje Kombëtare me demek se shqiptarët në kohën e Skënderbeut paskëshin qenë komb dhe tani po lindnin serish si komb. Por, kjo gjë nuk përkon me të vërtetën historike sepse shqiptarët në atë akoma s’ishin komb. Në mesjetë nuk kishim të bënim me konceptet që solli modernizmi (epoka e kombeve) siç është urrejtja ndëretnike, interesat kombëtare etj.

Perandoria Osmane s’ishte e turqëve por Sulltanit. Në trashigiminë e sajë shqiptarët kanë të drejtë poaq sa edhe turqit, boshnjakët dhe popujt e tjerë.

Problemet shqiptaro turke janë të një periudhe relativisht të shkurtër (1879-1912). Kjo është periudha kur levizja kombëtare turke po e sfidonte atë shqiptare.
Në fillimet e veta lëvizja kombëtare turke donte që nga popujt muslimanë të Perandorisë të krijonte një komb të vetëm. Rilindasit shqiptarë kishin koncet kombi mbi bazën e gjuhës e gjakut e jo mbi atë të fesë që binte ndesh me konceptin turk.
Kjo periudhë konflikti 33 vjecare është minore në krahasim me miqësinë e mëpasme mes kombit turk e atij shqiptar. Ndërsa sa i përket Kosovës në veçanti, ajo lindjen e vet si shtet duhet t’ia dedikojë Turqisë me meritat e saj më të larta menjëherë pas SHBA dhe aleatëve perëndimorë.

Tekstet tona të historisë përmbajnë urrejtje antiosmane e antiturke të trashiguar nga mendësia komuniste e Enver Hoxhës dhe këto tekste duhet të revidohen një minut e më parë. Ministri Dinçer ka plotësisht të drejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit