14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Teherani paralajmëron Tiranën për “muxhahedinët”

Më të lexuarat

Ardhja në Tiranë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihet ndryshe me emrin Muxhahedinët e popullit iranian do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane “Fars News” Anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian Baqer Hosseini Seyed paralajmëroi Tiranën për prezencë të anëtarëve MKO.

“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit,” paralajmëroi Hosseini.

Organizata Mojahedin-e-Khalq konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran. Janë afër tremijë anëtarë të saj që prej vitesh ndodhen të strehuar në Irak.

Dy muaj më parë gjatë një takimi në Tiranë me Zëvendës Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler, kryeministri Sali Berisha bëri të ditur vendimin për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga kampi Ashraf i Irakut.

Në të vërtetë vendimi për strehimin e refugjatëve iranianë, ishte finalizimi i një premtimi dhe angazhimi që Tirana kishte marrë që gjatë vizitës së ish sekretares amerikane Hillary Klinton në Shqipëri vjeshtën e kaluar. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mirënjohje për këtë vendim.

Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit