7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Teheran: Ishujt e pushtuara të Emirateve, janë dhe do të mbeten iraniane

Më të lexuarat

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, është shprehur se tre ishujt e Emirateve, të cilat janë pushtuar nga Irani, janë dhe do të mbeten pjesë e pandarë e territoreve iraniane.

Ramin Mehman Parasan është shprehur se:”Ne i hedhim poshtë të gjitha pretendimet iluzionare të ministrave të jashtëm të Këshillit për Bashkëpunim, mes vendeve të Gadishullit Arabik. Këto pretendime nuk bazohen në fakte dhe nuk kanë asgjë të vërtetë rreth tre ishujve iranianë.”
Ministrat e jashtëm të vendeve të Gadishullit Arabik, në takimin e tyre të radhës në Xhedda, shprehën sërish kundërshtimin e tyre për ndërhyrjet e Iranit në çëshjet e tyre të brendshme. Njëkohësisht, ata mbështetën të drejtën e Emirateve për këta tre ishuj si pjesë e pandarë e territoreve të veta.
Vlen për tu thënë se Irani i pushtoi këto tre ishuj pas largimit të anglezëve në vitin 1971. /A.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit