16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të Vetmet Tre Pyetje të Vërteta në Një Intervistë Pune

Më të lexuarat

Rekrutuesit më të rëndesishëm bien dakord se ekzistojnë vetëm 3 pyetje vërtet thelbësore në një intervistë për punë.

Të vetmet tre pyetje të vërteta në një intervistë pune janë:
1. Mund ta bëni këtë punë?
2. A do e pëlqeni këtë punë?
3. A mund të pranojmë te punojmë me ju?

 

Kaq është e gjitha. Vetëm tre. Mendoni përsëri, çdo pyetje që ju keni paraqitur ndonjëherë për të tjerët ose i kanë kërkuar prej jush në një intervistë për punë është një përmbledhje identike e këtyre tre pyetjeve kryesore. Çdo pyetje mund të kërkohet duke përdorur fjalë të ndryshme, por cdo pyetje, sido që të frazohet, është vetëm një variant i kopjuar i këtyre tre temave: Pikat e Forta, Motivimi, dhe Përshtatshmëria.

Mund ta bëni punën? – Pikat e Forta

Kevin Kelly, CEO I firmës Heidrick & Struggle e specializuar në punësimin e ekzekutivëve, shpjegon se nuk ka të bëjë vetëm me aftësitë teknike, por edhe me aftësitë drejtuese dhe aftësitë ndërpersonale. Aftësitë teknike ju ndihmojnë të ngjisni shkallët e karrierës. Kut të arrini lart, menaxhimi lart, poshtë, dhe në te gjithë drejtimet bëhen më i rëndësishem.
“Ju nuk mund të kuptoni duke shikuar në një copë letër disa nga pikat e forta dhe të dobëta te seicilit … Ne kërkojmë për shembuj të veçanta jo vetëm për kur kanë qenë te suksesshëm, por kur kanë pasur raste që nuk ka shkuar mirë, ose një detyrë ku ata kanë dështuar përherë, krejt sinqerisht, dhe se si ata mësuan nga eksperienca të tilla dhe çfarë ata do të bëjnë per të ndryshuar në një skenar të ri.
Jo vetëm është e rëndësishme të shohim në aftësi teknike që ata kanë … por edhe pikat e forta mbi atë që unë e quaj ana EQ e ekuacionit qe ka të bëjë me mënyrat për t’ia dalur mbanë dhe që kanë të bëjë me bashkëveprimin me njerëz.”

A do e pelqeni këtë punë?-Motivimi

Bill Guy , CEO i Cornerstone International Group, thekson natyrat e ndryshme të motivimit,
“Punonjësit më të rinj … nuk dëshirojnë të paguhen vetëm për të punuar shumë- perkundrazi: ata do të punojnë shumë për shkak se ata pëlqejnë mjedisin e punës dhe sfidat që lidhen me punën e tyre …. Drejtuesit që përqafojnë këtë stil të ri të menaxhimit tërheqin dhe mbajnë punonjësit më të mirë.”

A mund të pranojmë të punojmë me ju?- Përshtatshmëria

Në vazhdimësi të bisedës sonë, Kelly nga Heidrick shpjegon rëndësinë e përshtatshmërisë kulturore:
“Shumë ka të bëjë me përshtatshmërinë kulturore dhe nëse mund të përshtaten në një organizatë të re … perceptimi është që kur (udhëheqësit e lartë) vijnë në nje firmë, në një mjedis krejtësisht të ri, ata dinë gjithçka për këtë mjedis. Dhe ata mund të bëjnë gjëra të vogla të tilla si dërgimi email ndërkohë që tradita kompanisë kërkon që të perdorë komunikimin direkt, dhe këto vogëlsira zmadhohen negativisht me kalimin e kohës. Marrja e të dhënave apo përfshirja në mjedis është kritike. Nëse ju nuk merrni të dhëna mbi funksionimin, ju do të merrni nje përplasje më vonë.”
Te njëjtën gjë Kelly theksoi edhe në një intervistë me Smart Business, duke ju referuar një studimi të brendshëm nga Heidrick me mbi 20.000 të anketuar.
“40 për qind e drejtuesve të lartë largohen nga organizatat ose shkarkohen ose detyrohen te largohen mbrenda 18 muajsh. Kjo nuk është për shkak se ata janë budallenj, është sepse shumë herë kulturalisht ata nuk mund të përshtaten me organizatën ose nuk i është bërë e qartë kur ata u bashkuan me ekipin.”

Përgatitja për intervista

Nëse ju jeni bërësi i intervistimit, qartësoni në kokën tuaj Pikat e Forta, Motivimin, dhe Përshtatshmërine që ju po kërkoni, para se të shkoni në intervistat tuaja.
Nëse ju jeni duke u intervistuar, përgatituni përmes shembujve që ilustrohen më lart për Pikat e Forta tuajat, çfarë ju Motivon në këtë organizatë dhe për rrolin për të cilin jeni duke u intervistuar, dhe përshtatshmëria midis preferencave tuaja dhe stilit të organizatës.
Por mos harroni se intervistat janë një akt shit-blerje. Ato nuk kanë të bëjnë me ju personalisht.
Mendoni procesin e intervistimit si një shans për ju për të treguar aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet e organizatës dhe të intervistuesit. Kjo është arsyeja pse ju duhet të nxirrni në pah pikat e motivuara në fushat më të rëndësishme që kerkon intervistuesi, flisni për mënyrën se si ju do të jeni i motivuar nga sfidat e pozicionit te ri, dhe diskutoni pse ju do të përshtateni me kulturën e organizatës.

/Forbes/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit