13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Të ushtruarit jashtë rregullon humorin dhe vetëvlerësimin

Më të lexuarat

Vetëm 5 minuta qëndrim në një “hapësirë ​​të gjelbër” mund të bëjë mrekullira për shëndetin tuaj mendor, thanë raportet e lajmeve në BBC.

Një meta-analizë* në Mbretërinë e Bashkuar nga 10 studime që përfshinë 1250 pjesëmarrës zbuloi se vetëm 5 minuta ushtrime jashtë shtëpisë në një park apo kopësht përmirëson ndjenjat dhe vetërespektin, veçanërisht tek të rinjtë dhe të sëmurët mendor. Ndërkohë që të ushtruarit për më shumë se 5 minuta në një “hapësirë ​​të gjelbër” gjithashtu kishte efekte pozitive, por përfitimet ishin të një shkalle të vogël.

Studimi vlerësoi ndikimin e aktiviteteve në natyrë duke përfshirë kopshtarinë, ecjen, çiklizmin, peshkimin, shëtitjet me varkë, kalërimin dhe blegtorinë, dhe gjeti se të ushtruarit pranë ujit ka efekte maksimale.

Paul Farmer, shefi ekzekutiv i bamirësisë të shëndetit mendor në Mbretërinë e Bashkuar, tha se një periudhë e shkurtër të ushtruari “në hapësirë ​​të gjelbër” ofron një terapi me kosto të ulët për përmirësimin e shëndetit mendor.

“Është e rëndësishme që njerëzit që përjetojnë depresion t’u jepet mundësia për një varg trajtimesh, dhe ne do të donim që të gjithë mjekët të konsideronin të ushtruarit jashtë si një trajtim të përshtatshëm,” tha ai.

* Një meta-analizë është një teknikë statistikore që përmbledh rezultatet e studimeve të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit