TË SHUHEN STRUKTURAT PARALELE NË VERI

0
43

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, në fjalën e saj Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rosemary DiCarlo, ka theksuar edhe një herë mbështetjen e saj për Kosovën. Ajo ka mbështet fuqishëm progresin në Kosovë.

Ajo po ashtu tha se strukturat serbe në veri nuk kanë kurrfarë leje në Kosovë, dhe se ato është dashur të hiqen shumë herët, bazuar në Rezolutën 1244.

DiCarlo, theksoi se SHBA-të, mbështesin dialogun që do të jetë në të mirë të integrimit evropian për të dyja vendet.

DiCarlo përshëndeti përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, duke thënë se më këtë dëshmohet për aftësinë e Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik.kohaislame