9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të shkelësh kampionin

Më të lexuarat

Manchester City është fitues i derbit të qytetit të Mançesterit, pasi në Etihad Stadium mposhti kampionin në fuqi, Manchester United, me rezultat 4-1.
Ekipi vendas dukej komod në shtëpi, edhe pse kishte për kundërshtar rivalin lokal dhe kampionin në fuqi.

Një krosim të Aleksandar Kolarov nga e majta e priti Sergio Aguero, i cili me vole shënoi golin e merituar të Cityt (16’).

Kur po përfundonte pjesa e parë (45’+1), pas një harkimi nga këndi të Nasrit, Negredo u tregua më i fuqishëm se Smalling e Vidic në ajër dhe topi shkoi te Yaya Toure, i cili e futi në portë.

Djajtë e Kuq nuk kaluan aspak mirë edhe në gjysmën e dytë, sepse rivalët e tyre nuk ndaleshin së shënuari.

Negredo u tregua i mrekullueshëm duke pranuar një pasim të Nasrit dhe duke asistuar te Sergio Aguero, ndërsa argjentinasi e përshëndeti për të dytën herën portierin De Gea (47’).

Jesus Navas vrapoi rreth 70 metra nga e djathta dhe krosoi në zonë, Samir Nasri ishte krejt i lirë për të fundosur mysafirët (50’).

Pa përfunduar takimi, Wayne Rooney realizoi golin e nderit për Unitedin (87’).

Manchester City ngritet në pozitën e tretë në tabelë me pikë të barabarta me Chelsean dhe Liverpoolin, ndërsa ka dy pikë më pak se liderët, Arsenal e Tottenham.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham Hotspur ka fituar si mysafir i Cardiff Cityt me golin e Paulinhos të shënuar në fund të takimit (90’+3). /Telegrafi/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit