16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Të premten shpallet aktgjykimi për Shefqet Krasniqin

Më të lexuarat

Gjykata Themelore e Prishtinës, të premten, do të shpallë aktgjykimin ndaj imamit Shefqet Kransiqi.

Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-imamit të xhamisë së madhe, ka njoftuar se aktgjykimin do ta shpallë të premten prej orës 08:30.

Në seancën e sotme, prokurori Elez Blakaj ka kërkuar nga gjykata ta dënojë Shefqet Kransiqin, për të cilin tha se ka prova se shtyu të rijnë kosovarë të shkojnë për luftime në Siri e Irak.

Vetë imami u deklarua i pafajshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit