9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Të posedojmë dy komponentë: optimizmin të shoqëruar me vepër

Më të lexuarat

Sikurse e dimë, çdo njeri në botë: lind, rritet, zhvillohet dhe në fund vdes. Porse përgjatë kësaj periudhe kohorë, edhe pse në të shkruar ishte mjaftë e shkurtër në realitet janë etapa dhe faza goxha të gjata

Belkis Latifi

Duke pasur parasysh që edhe vetë jemi në fazën e rinisë dhe jetojmë një gjë të tillë, deshëm që ta këshillojmë dhe rikujtojmë veten dhe gjithë të rinjtë që në luftën e përditshme të quajtur jetë duhet të na shoqërojnë dy elemente dhe komponentë bazë me anën e së cilave do të arrijmë të tejkalojmë shumë prej dallgëve me të cilat do të na përplasë anija e jetës dhe ato janë: optimizmi dhe vepra.

Po pikërisht po përmendim këta elemente të cilat i mendojmë si esencial duke dashur të tregojmë në vazhdim dhe shkaqet se përse nevojitet një ecje paralele mes komponentëve të lartpërmendur!

Ne si rini duhet ta ngulisim, mbjellim dhe kultivojmë thellësisht në shpirtrat tanë optimizmin dhe ta ruajmë atë sikurse luftëtari i cili ruan plumbin e fundit, me të cilin plumb mendon që ta fitojë armikun, e gjithë kjo duke pasur parasysh se optimizmi është bazamenti i arritjeve jetësore dhe suksese të ndryshme përgjatë proceseve të jetës.

Në vazhdimësi shohim njerëz pesimist, shohim njerëz të cilët shpërndajnë dekurajim dhe jemi dëshmitarë se të tillët njerëz janë pirës të energjisë pozitive e cila na ngërthen. Ne si rini duhet të jemi optimist për përmirësimin e shoqërisë nga dukuritë dhe veset negative me të cilat ballafaqohet, ne si rini duhet të jemi optimist përgjatë studimeve se ato do t’i kryejmë me sukses të shkëlqyeshëm, ne si rini duhet të jemi optimist se këtë vend e presin ditë të bardha dhe të mbara dhe kështu me radhë duke mos dashur të përmendim dhe sfera të ndryshme dhe llojllojshme.

Po kalojmë për t’i thënë disa fjalë me pjesën e dytë të titullit, pra veprën.

Për ç ‘arsye duhet që optimizmi të shoqërohet me vepër?

Themi se është i padiskutimtë fakti që optimizmi përgjithmonë do të duhet të shoqërohet me veprën, për arsye se vetvetiu ai nuk do të sillte ndryshimet dhe nuk do të na sillte sukseset tona.

Kështu themi: për të qenë optimist në ndryshimin dhe përmirësimin e shoqërisë, duhet që të bashkëngjitësh në karvanin e atyre të cilët po punojnë për çdo ditë për një gjë të tillë, pasi të jemi optimist për përfundimin e fakultetit me sukses të shkëlqyeshëm duhet shoqëruar kësaj mësimin dhe studimin permanent, pasi të jemi optimist për ndryshimin dhe gjendjen e vendit dhe shoqërisë ku jetojmë, duhet të veprojmë dhe ne sikurse të jemi elementi kyç për realizimin e të tillës gjë.

Së fundmi: ‘’Në fund të tunelit ka dritë, por jo dhe nëse nuk lëvizim drejt fundit të tij (tunelit)”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit