10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të pamoralshmit vs të moralshmit

Më të lexuarat

 

Dëshira e madhe për t’u eksponuar, për të shfaqur superioritetin e minoritarëve ndaj shumicës absolute të një populli mysliman, për çdo ditë i nxjerr në sipërfaqe urrejtjen, jotolerancën dhe blasfeminë e tyre ndaj shqiptarëve myslimanë.
Jo më shumë se një rreth i ngushtë njerëzish me klishe të trashëguara nga e kaluara e “lavdishme” ateisto-komuniste i trajtojnë miliona shqiptarë si talibanë, terroristë, njerëz të dhunës, të prapambetur, sikur bëhet fjalë për një minoritet (pa dashur të nënçmoj ndonjë minoritet të caktuar etnik ose religjioz), i cili s’ka shtet amë dhe secili loz me të si me top ping-pongu.
Kjo po na ndodh nga disa qarqe në Kosovë po edhe në Shqipëri e Maqedoni ku ndaj pjesës dërrmuese të popullit shqiptar po veprohet si të jenë trup i huaj.
Asnjë përpjekje e deritanishme e dhunuesve fizikë dhe shpirtërorë nuk ka përfunduar me sukses të plotë.
Pse!?
Sepse, na kanë vrarë, na kanë djegur, na kanë dëbuar… dhe prapë jemi kthyer…
Sikur po harron dikush se ne jemi po ata që po u rrimë ballë sllavëve në luftën e tyre të pashpirtshme njëshekullore.
Sikur dikush po mendon se duhet me dara të na e nxjerr atë që besojmë dhe praktikojmë.
Ky është inkuizicioni më i vrazhdë mediatik e politik që na është bërë ndonjëherë!
E prej kujt!?
Prej të pamoralshmëve, atyre që shesin interesat e shtetit, popullit dhe të cilëve nuk u bëhet vonë që nesër shqiptarët mos të shtohen, sepse “vlerat” e përmbysura kërkojnë që të promovohet kultura e LGTB-së që definitivisht përfaqëson antivlerat më të theksuara në rruzullin tokësor.
Korrupsioni, amoraliteti, lakuriqësia… krejt këto janë në rregull kundrejt ndershmërisë, ruajtjes së familjes, traditës… pra kemi të bëjmë me një anomali që përfaqësohet nga ministra, deputet, gazetarë që në numër nuk janë aq shumë, por dëmin dhe bujën që bëjnë sikur ata përfaqësojnë miliona shqiptarë myslimanë dhe se ata janë që do të na e tregojnë derën po qe se nuk u shkojmë për shtati.
Nuk do të kalojë as kjo, sepse gjithçkahit i del boja përveç të vërtetës absolute që kur nuk harxhohet, sepse sa më shumë sulme, fushata e kundërshtime aq më tepër shtohet besimi ynë.
Sa më shumë që luftohet Islami dhe myslimanët, hoxhallarët dhe intelektualët aq më të fortë do të jemi.
Nuk do të lëkundin kurrë të pamoralshmit minberin dhe mihrabin e profetit Muhamed alejhis-selam, sado që të jenë vigjilent ndaj çdo ligjërimi e predikimi në xhami, u pëlqeu apo jo atyre.
E imamëve tanë të nderuar ne u themi, se e vërteta është Një dhe rreth saj jemi të përbashkuar.
Të pamoralshmit si çdoherë gjatë historisë mbeten fundërrinë e një populli.
Zoti i ngrit të moralshmit përmes sprovave, e sprovat janë pjesë e jetës së besimtarit.

Autor: Agim Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit