8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

TË PAKTËN 20 USHTARË TË ESADIT U VRANË NË QYTETIN HALEP TË SIRISË

Më të lexuarat

Vazhdojnë ngjarjet e dhunës në Siri. Në përleshjet e mbrëmshme nga ana e opozitarëve kundër ushtarëve të Esedit në Halep janë vrarë 20 ushtarë përfshirë edhe dy kolonelë.

Ndërkaq nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në qytetin Hama ka humbur jetën një person.

Organizata për monitorimin e të drejtave të njeriut në Siri deklaroi se në pritën e ngritur janë vrarë 20 ushtarë përfshirë edhe dy kolonelë.

Ndërsa në përleshjet e dala janë vrarë 2 opozitarë.

Nga shpërthimi i bombës në qytetin Hama ka humbur jetën 1 ushtar dhe u plagosën 3 të tjerë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, njoftoi se në Dera u organizua atentat ndaj një kandidati për deputet.

Bëhet e ditur se Abdylhamit Hasan El Taha kandidat për deputet në parlament nga radhët e Unionit Kombëtar, ka humbur jetën në këtë sulm.

Parashikohet që pas 40 vjetësh, në Siri më 7 maj të mbahen zgjedhjet e para pluraliste.

Por, se në çfarë kushtesh do të mbahen këto zgjedhje në Siri, ku krahas vëzhguesve ndërkombëtare ngjarjet e dhunës nuk kanë të ndalur, ende nuk dihet.

Njoftohet se trupat e rregullta ushtarake vazhdojnë të ndërhyjnë dhe të arrestojnë opozitarët gjatë protestave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit