20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Të paktën 15 kompani amerikane do të investojnë miliarda dollarë në Turqi”

Më të lexuarat

Akat ka rikujtuar se marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA në të kaluarën kanë patur një përshpejtim serioz dhe se aktualisht në Turqi ndodhen një numër i madh i kompanive investitore amerikane

Kryetari i Shoqatës Turko-Amerikane të Biznesmenëve (TABA-AmCham), Ali Osman Akat, ka deklaruar se të paktën 15 kompani amerikane në nivelin holding do të investojnë qindra miliarda dollarë në Turqi.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Akat ka bërë disa vlerësime për marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA pas lirimit të pastorit amerikan, Andrew Craig Brunson. Akat ka rikujtuar se marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA në të kaluarën kanë patur një përshpejtim serioz dhe se aktualisht në Turqi ndodhen një numër i madh i kompanive investitore amerikane.

Ai u shpreh se këto kompani do të vazhdojnë investimet e tyre serioze në Turqi dhe ka tërhequr vëmendjen se kompanitë aktuale të investitorëve janë edhe prodhues në tregun e brendshëm turk, por edhe eksportues. Akat ka theksuar se kompanitë amerikane ndodhen në situatë të vështirë për shkak të pikëpamjes politike të SHBA-ve në marrëdhëniet me Europën dhe Kinën.

“Turqia për ato është një derë e mirë. Turqia është një bazë edhe për të dominuar tregun këtu, por edhe për t’iu dhënë mallra shumë vendeve nga këtu. Këtë bazë kompanitë aktuale amerikane që ndodhen në Turqi do ta përdorin më mirë me investimet e reja. Me aq sa kam dëgjuar dhe sa di unë të paktën 15 kompani amerikane në nivelin holding do të investojnë qindra miliarda dollarë, ku një pjesë e tyre me vendimet për investime do të transferojnë në Turqi minimalisht mbi 100 milionë dollarë për çdo kompani. Përparimet do të fillojnë në tremujorin e fundit. Në të kaluarën, shumë investitorë amerikanë kanë studiuar konjukturën, por ata gjithmonë kanë pritur. Tani periudha e pritjes ka përfunduar, ka ardhur koha e kryerjes së punës”, tha Akat.

– “Në Turqi dëshirojnë të investojnë kryesisht kompanitë e industrisë së mbrojtjes”

Ardhja e kompanive të mëdha në Turqi, do të sigurojë që edhe kompanitë që janë në rritje në SHBA të preferojnë Turqinë, ka bërë të ditur Akat, duke theksuar se para së gjithash në Turqi dëshirojnë të investojnë kryesisht kompanitë e industrisë së mbrojtjes.

Ai ka njoftuar se do të ketë edhe kompani që do të dëshirojnë të hyjnë në tregun turk nga shumë sektorë të tjerë si teknologjia, ushqimet, kozmetika dhe media.

“Çështja Brunson ka qenë një çështje e cila në fund të çdo bisedimi ka lënë derën hapur pa e mbyllur atë. Çështja Brunson ka ndikuar me pyetjet se kur do të rregullohen marrëdhëniet, dhe çfarë do të ndodhë. Me zgjidhjen e çështjes Brunson aktualisht është hapur një faqe e re. Këtë do ta vërejmë me lehtësi në ditët në vijim me deklaratat e reja që do të bëhen nga SHBA-ja. Në SHBA ka një problem serioz të zgjedhjeve. Ata më shumë probleme kanë me kinezët se sa me ne. Po përpiqen të frenojnë rrjedhën e mallrave të kinezëve në SHBA, gjë e cila për ne ofron një mundësi të madhe. Edhe ne po kërkojmë rrugët dhe po punojmë për të përfituar nga kjo”, është shprehur Akat.

Ndër të tjera Akat ka bërë të ditur se pas kësaj marrëdhëniet Turqi-SHBA do të hapen edhe më shumë dhe se efektet pozitive do të vërehen në mënyrë më të qartë pas kësaj periudhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit