7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të gjithë golat e Mustafit me Arsenalin, statistika dhe fakte interesante (Video)

Më të lexuarat

Arsenali fitoi ndaj Tottenham Hotspur në derbin e Londrës me rezultat 2-0 në Ligën Premier.

Ai që i dha epërsinë Topçinjve ishte Shkodran Mustafi, i cili shënoi një gol të bukur me kokë.Shqiptari për herë të fundit me Arsenalin ishte paraqitur me 1 tetor 2017, dhe rikthimi i tij me gol dhe një paraqitje fantastike natyrisht që gëzoi tifozët.

Ky ishte goli i tretë i Mustafit me fanellën e Arsenalit dhe të gjitha janë shënuar në Ligën Premier.

Këto tre gola i lidhin disa fakte mjaft interesante. E themi këtë se të gjithë janë shënuar me kokë, kanë ardhur në stadiumin Emirates dhe janë asistuar nga Mesut Ozil.

https://www.youtube.com/watch?v=7ZOv3UIlI4U

Dy golat tjerë janë shënuar ndaj Burnleyt dhe Manchester Cityt.

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit në kampionat është ndaj Burnley.

https://www.youtube.com/watch?v=iL4qeamSO-M

Përndryshe Mustafi është nga Gostivari dhe nuk i vie aspak turp të tregoj identitetin e tij fetar musliman, ku ai shpesh në llogarinë e tij personale poston gjëra me karakter fetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit