12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Të gjithë emrat e bukur mes tyre kanë domethënie gojore (foljore), ose domethënie logjike ose të përbashkëta

Më të lexuarat

Domethënie gojore (foljore): Er Rahman (I Gjithëmëshirshëm) tregon për mëshirën. Domethënie gojore logjike: Er Rahman tregon për qenien dhe mëshirën. Domethënie logjike: Mëshira tregon për jetën, për diturinë dhe fuqinë për sjelljen e mëshirës.
Sqarim i kësaj që thamë: Çdo emër i Allahut të Lartësuar tregon për Qenien e Allahut të Lartësuar, për cilësinë që përfshin, për gjëra të domosdoshme dhe gjurmët e kësaj ose me fjalë të tjera përmes ngjashmërisë (përputhshmërisë, pajtueshmërisë); përputhja e shprehjes së emrit me domethënien e cilësisë. Përmes përmbajtjes (përfshirjes): përputhja e shprehjes me domethënien e saj. Përmes obligueshmërisë (domosdoshmërisë) do të thotë se obligohet vërtetimi i domethënies që rezulton nga ato domosdoshmëri.
Shembull i kësaj që thamë: El Halik (Krijuesi), tregon për Qenien e Allahut të Lartësuar dhe për cilësinë e krijimit përmes përputhshmërisë (pajtueshmërisë). Tregon për vetë qenien dhe vetë cilësinë e krijimit përmes përmbajtjes (përfshirjes) dhe tregon për dy cilësi: cilësinë e diturisë dhe të fuqisë përmes detyrimit (obligueshmërisë).
Dobia e parë:

Emrat e bukur në Kuran dhe Sunet vijnë

1. të ndarë (tek)
2. të shoqëruar (çift).
a) jo të ngjashëm (kanë dallim mes tyre)

El Gafur (Falësi), Er Rahim (Mëshirëploti), Es Semi’u (Dëgjuesi), El Besir (Gjithëshikuesi).
b) përballë njëri-tjetrit, si: El Mukadim (Nismëtari), El Mu’ehhir (Paslënësi), El Kabid (Shtrënguesi), El Basit (Dhënësi).

 

Shkaqet e ardhjes së emrave të Allahut të shoqëruar (çift)

1. Shfaqja e përsosmërisë. Falja (e Allahut) është cilësi e përsosur, mëshira është një cilësi tjetër e përsosur. Shoqërimi (bashkimi) i faljes dhe i mëshirës së Tij konsiderohet përsosmëri e tretë. Ndaj, Allahu i Lartësuar meriton të lavdërohet e të falënderohet për faljen e Tij, të lavdërohet për mëshirën e Tij dhe për bashkimin e të dyjave.

2. Mundësia e shprehjes që mund të rezultojë imagjinatë, ndaj dhënia e pakufizuar konsiderohet mangësi, nëse nuk është kjo për ndonjë urtësi të barabartë me shtrëngimin.
Vlerësimi mendor që mund të rezultojë në mangësi, si: El Ganij El Kerim (I Pasuri Bujari), kështu që pasuria mund të jetë me koprraci dhe bujaria me varfëri. Ndaj, për të larguar këtë imagjinatë dhe këtë dyshim mendor, bëhet shoqërimi (bashkimi) i dy shprehjeve El Ganij El Kerim (I Pasuri, Bujari).

 

Arsyeja e shoqërimit (bashkimit) mes emrave të Allahut të Lartësuar përmes shprehjes dhe domethënies dhe ajetet që kanë të bëjnë me këtë kontekst

Si fjala e Allahut të Lartësuar: “E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i panevojë e bujar!” (Neml, 40)
Është sjellë emri El Ganij (I Pasuri) për të sqaruar pasurinë e Tij (dhe Ai është i panevojë) për atë që e përbuz dhe mohon. Ndërsa emri El Kerim (Bujari) për të sqaruar bujarinë e Tij për atë që e falënderon. Është e ditur se çdo i pasur nuk do të thotë se është edhe bujar ose edhe çdo bujar është i pasur. Ngase ti nuk do të përfitosh nga i pasuri nëse është koprrac dhe as nga bujari nëse është i varfër. Allahu i Lartësuar është i Vetmi i Cili posedon pasurinë dhe bujarinë e përsosur dhe pikërisht kjo e nxit robin që t’i mbështetet vetëm Atij e askujt tjetër dhe vetëm tek Ai të shpresojë. Gjithashtu, përfundimi i fjalës së Allahut të Lartësuar: “Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që fal.” (Fatir, 41)
Me dy emra të Tij: El Halim El Gafur (I Buti, Falësi), edhe pse do të përshtatej përmendja e fuqisë, por ka përmendur butësinë dhe faljen, ngase vetë mbajtja (e qiejve dhe tokës) përmban kuptimin e fuqisë. Ndaj, përmendja e butësisë dhe e faljes është bërë për të sqaruar madhështinë e butësisë së Allahut ndaj krijesave të Veta, durimin e Tij ndaj tyre me gjithë mëkatet dhe mangësitë e tyre në të drejtat e Tij.
Arsye e shoqërimit (bashkimit) mes El Halim El Gafur (I Buti, Falësi) qëndron në atë se njerëzit janë dy llojesh: mëkatarë që vazhdojnë me mëkatin e tyre, ndaj është përmendur butësia, dhe mëkatarë që mbajnë shpresat tek Allahu i Lartësuar, ndaj është përmendur falja e Tij. Allahu e di më së miri!

 

Përshtatshmëria (përputhja) mes emrave nuk rezulton se ata janë të njëjtë me ato emërtime

Ne e dimë se Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar për atë se çfarë ka në xhenet, qumësht, mjaltë, verë…të gjitha këto janë të vërteta. Edhe pse këto të vërteta përputhen (janë të njëjta në emërtim) me emrat dhe të vërtetat e pranishme në këtë botë, nuk janë të njëjta në esencë. Madje, mes tyre dhe mes asaj që është në këtë botë ka dallime të cilat i di vetëm Allahu i Lartësuar.
Në krijim qëndron dallim më i madh, kështu që ka dallim mes krijesës dhe krijesës tjetër. Ndaj, nuk është e domosdoshme që meqë janë identike në emërtim, të jenë identike edhe në realitet. Allahu ka emërtuar Veten me Es Semi’u El Besir (Dëgjuesi, Gjithëshikuesi), gjithashtu na ka lajmëruar se edhe njeriun e ka bërë dëgjues dhe shikues. Gjithashtu e ka emërtuar Veten me Er Reuf Er Rahim (I Dhembshuri, Mëshirëploti) dhe na ka lajmëruar për të Dërguarin e Vet se është i dhembshur dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve.

Husejn Serraxh
4.1.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit