12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Të famshmit që humbën të pamurit, por nuk humbën largpamësinë

Më të lexuarat

Historia Islame është e ndriçuar në faqet e saja me personalitete gjeniale, edhe pse ishin të sprovuar me të pamurit por jo edhe me koshiencën, qëllimin, largpamësinë. Allahu i dhuroi aftësi për veçim dhe kreativitet që nuk mundën ta arrinë të tjerët.
Në vazhdim disa emra, me të meta fizike, dhuratë nga Allahu:

– (sahabiu) ABDULLA BIN ABBASI, komentuesi i famshëm i Kuranit, ka humbur të pamurit më vonë, dhe shprehej: Allahu ma mori dritën e syve por mi zëvendësoi me drita tjera si ate të gjuhës dëgjimit, zemrës, mendjes. Mos të harrojmë se për atë bëri dua Muhamedi salAllahu alejhi ve selem. Halifja Omer r.a. e kishte këshilltarë në çdo gjë.

– (sahabiu) ABDULLAH BIN UMM MEKTUM, I dërguari I Allahut kur e përshëndete i thonte: mirë se erdhe që për ty Allahu më qortoi. Ky bëri hixhretin, ashtu i verbër, e mesoi Kuranin, dhe ka transmetuar shumë hadithe, dhe ka pasur zërin e bukur. Ashtu i verbër mori pjesë në luftën e Kadisijes, nën udhëheqjen e Sa’d bin ebi Vekasit, e barte flamurin derisa ra shehid.

– (sahabiu) ABDURRAHMAN BIN AUFI, njëri nga tetë burrat e parë që pranuan Islamin, i cili e pranoi Islamin nga Ebu Bekri r.a. Në luftën e Uhudit u godit shumë, dhe kishte paraliz të pjeshme në këmbë, dhe në të folur. Në luftën e Tebukut e dhuroi gjithë pasurinë. Kur u sulmua me Omeri r.a. në mihrab, ky e mori Abdurrahmanin për dore për t’i pri namazit. Po ashtu ishte prej konsulentëve të SHUURES në zgjedhjen e halifes.
– (sahabiu) OTHMAN BIN MEDH’UN. Nga të parët që bëri hixhret.
– (sahabiu) MUADH BIN XHEBEL.
– (sahabiu) AMËR BIN EL-XHUMUH.
– (sahabiu) KATADE BIN NUMAN.
– (sahabiu) SA’D BIN EBI VEKAS.
– (sahabiu) MALIK BIN REBIA.

Më poshtë disa emra të njohur nga gjenerata e TABI’INËVE:

– ATA’Ë BIN EBI REBAH.
– KATADE BIB DEAME.
– EBU ABDURRAHMAN ES-SELEMIJ.

Nga imamët e njohur, dijetarë dhe fukaha:

– SHATIBIU.
– TIRMIDHIU.
– NISABURI.

Nga historia e Univerziteti i Ez’herit janë këta emra të njohur:

– Jusuf Ed-Dexhvei.
– Ibrahim El-Ibarij.
– Muhamed el-Madavij.
– Muhamed El-Bulaki.

Prej emrave më të vonshëm të Ez’herit:

– Dr. Taha Husejni.
– Shejh Savi Sha’lan

Në përmbyllje të këtyre fjalëve, nuk mund të kaloj pa i regjistruar edhe dy figura që kanë lënë gjurmë në botë, dhe i kam për zemre:

– (dijetari e nderuar) ABDUL AZIZ BIN BAZI. Allahu e mëshiroftë.
– (oratori dhe ligjeruesi nga Egjipti) ABDUL HAMID KISHKI.

Allahu im, falmë mua, prindërit e mi, çdo besimtarë dhe besimtare.

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit