Shtëpia Headline Të dyshuar me coronavirus, momenti kur policia kineze detyron familjet të futen...

Të dyshuar me coronavirus, momenti kur policia kineze detyron familjet të futen në karantinë

0
268

Autoritetet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në këtë rajon.

Me këtë numër, siç kanë raportuar mediat e huaja, numri i viktimave është rritur në 974 vetëm në atë provincë.

Kjo nënkupton se numri total i të vdekurve në Kinë ka shkuar në 1.011, kurse në mbarë botën 1.013 përfshirë njërin në Hong Kong dhe tjetri në Filipine.

Dhe kur jemi te ky virus vdekjeprurës nuk mund të lëmë anash tmerrin që janë duke përjetuar banorët e këtij vendi dhe jo vetëm.

Për ta dëshmuar këtë, janë publikuar shumë pamje – përmes fotografive dhe videove.

Një ndër to është edhe një e fundit e publikuar nga Zëri i Amerikës, sipas të cilit medium shihet momenti kur Policia kineze detyron familjet që të futen në karantinë për coronavirus.

Sipas të njëjtit medium, në disa pamje të filmuara me celular shihen zyrtarët ndërsa largojnë me dhunë një familje nga apartamenti i tyre në Kunshan.

Policia kineze detyron familjet që të futen në karantinë për Koronavirus. Në disa pamje të filmuara me celular shihen zyrtarët ndërsa largojnë me dhunë një familje nga apartamenti i tyre në Kunshan.#voa #voanews #zeriamerikes #voashqip #voaalbanian #coronavirus

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Tuesday, February 11, 2020