16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të dhënat e KSHZ-së dëshmojnë se Visar Ganiu i BDI-së nuk doli i pari me votat shqiptare, mori 3 mijë vota nga LSDM-ja

Më të lexuarat

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dëshmojnë pretendimet se BDI doli e para në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Çairit falë votave të votuesve të LSDM-së. Kjo bëhet e qartë nëse shikohen shifrat e votave të marra për këshillet komunale, raporton Televizioni SHENJA.

Sipas të dhënave, BDI ka marrë gjithsej 8.361 vota për Këshillin Komunal të Çairit. Ndërsa, aleatët e tyre nga LSDM-ja kanë marrë 4.382 vota.

Ndërkohë, Visar Ganiu i BDI, në garën për kryetar të Komunës së Çairit mori 11.841 vota.

Shihet qartë se Visar Ganiu mori më shumë se tre mijë vota më shumë sesa partia e tij dhe kjo dhuratë nuk ishte nga votat shqiptare.

Ishin përkrahësit e LSDM-së që votuan për këshilltarët e partisë së tyre për Këshillin Komunal, ndërkohë që i ndihmuan Visar Ganiut të dilte i pari përballë kandidatëve shqiptarë në garën për kryetar të Çairit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit