Taulant Xhaka rrëfen nëse është penduar apo jo që ka zgjedhur Shqipërinë para Kosovës

0
37

Taulant Xhaka, mesfushori i Kombëtares shqiptare, në një intervistë të dhënë për median zvicerane “Blick Sport”, ka sqaruar se ai nuk është penduar për zgjedhjen e tij mes Kosovës dhe përfaqësues shqiptare.

“Jo, unë nuk jam penduar për zgjedhjen time dhe më vjen shumë mirë për Kosovën. Ata janë duke bërë mirë dhe kanë eufori dhe talent të madh”, është shprehur Xhaka.

Në Botëror, Xhaka është rrëfyer se ishte me Zvicrën dhe në ndeshjet me Brazilin e Serbinë priste fitoret, ndërsa në ndeshjen me Suedinë ekipi nuk ishte shumë mirë.

“Për festimin me shqiponjë nuk dua të flas sepse është folur shumë”, ka thënë Xhaka i pyetur për festimin që bëri Shaqiri dhe vëllai i tij ndaj serbëve.

Xhaka nuk ka mohuar se do të mbyllë karrierën te Baseli dhe të thyejë rekordin prej 452 ndeshjesh me kuqeblutë.

“Baseli është klubi i zemrës time këtu jam si në shtëpi dhe mendoj se do mbetem pjesë e klubit. Për të thyer rekordin e Çekeronit, nuk është e pamundur sepse jam vetëm 27 vjeç”, përfundon Taulant Xhaka.