3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Targa më e shtrenjtë në botë është në shitje, çmimi i saj është 20 milionë dollarë! (Foto)

Më të lexuarat

Targa “F1” ka pasur një jetë interesante. Ka qenë rreth e rrotull për 114 vjet, ku u regjistrua për herë të parë në një 15-kuajsh fuqi, Panhard Levassor në vitin 1904.

Gjithsesi, siç shkruajnë mediat e huaja, Këshilli i Qytetit të Essex e kishte në pronësi targën deri në vitin 2008, kur, pas 104 vjetësh, i ishte shitur Afzal Kahn-it nga Kahn Design Ltd.

Çmimi për të cilin Kahn kishte paguar ishte rreth 375 mijë funte, i cili u konvertua në rreth 880,000 dollarë në atë kohë.

Siç thuhet më tej, Kahn ka në pronësi targën për dhjetë vitet e fundit, por tani duket se është gati të “ndahet” me të.

Por ai ka një kusht – dikush që dëshiron të jetë pronar i saj duhet të jetë i gatshëm të paguajë hiq më pak se 20 milionë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit