16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tanku turk “Kaplan MT” prezantohet në paradë në Indonezi

Më të lexuarat

XHAKARTË (AA) – Tanku “Kaplan MT” i dizajnuar dhe zhvilluar në Turqi nga prodhuesi turk FNSS dhe kompania indoneziane PT Pindad, u prezentua në një paradë ushtarake në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kaplan MT, tank me peshë të mesme i cili është mjeti i parë i eksportuar në klasifikimin e tankeve nga industria turke e mbrojtjes, realizoi shfaqje demonstrative në një paradë ushtarake të organizuar në qytetin Cilegon me rastin e përvjetorit të 72-të të Forcave të Armatosura të Indonezisë.

“Është kënaqësi që ka përfunduar projekti i tankut. Ky projekt është dëshmi se ne mund të prodhojmë mjetet tona të mbrojtjes me teknologji të lartë, pa mbetur të varur nga shtetet e jashtme”, tha për AA Abraham Mose, kryetari i kompanisë idoneziane Pindad.

Tanku Kaplan MT është zhvilluar për të plotësuar kërkesën e Forcave të Armatosura të Indonezisë për koncept tankesh moderne të klasës së mesme.

Tanku ka aftësi për mbrojtje të lartë nga minat dhe raketat balistike, ndërsa përdoruesit i mundësohet që në fushëbetejë, për kohë të shkurtër të përgjigjet shpejtë me forcë gjuajtëse të mjaftueshme. Tanku po ashtu mundëson qëndrueshmëri në betejë dhe aftësi të lartë lëvizshmërie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit