15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tallja e Gjuriqit me autoritetet e Kosovës para se të arrestohej

Më të lexuarat

Hyrja ilegale e Marko Gjuriqit të hënën në territorin e Kosovës, e cila rezultoi me arrestimin e tij, duket se nuk ka qenë hera e vetme që ai e ka bërë një gjë të tillë.

Në një emision televiziv në Serbi, më 24 shkurt të këtij viti, Gjuriq fliste me krenari se si në Kosovë ishte futur plotë 18 herë vitin e kaluar.

Nga këto 18 hyrje të tij në territorin e Kosovës, Gjuriq thotë se vetëm gjashtë ose shtatë prej tyre kanë qenë të rregullta, ndërsa të tjerat pa dijeninë e autoriteteve kosovare.

“Plot 18 herë kam hyrë në territorin e Kosovës, nga këto vizita, gjashtë ose shtatë kanë qenë të rregullta, ndërsa herët e tjera jam gjendur disi”, deklaronte Gjuriq më 24 shkurt, shkruan lajmi.net.

Nga këto deklarata, mbetet të kuptohet se Gjuriq edhe më herët kishte hyrë në territorin e Kosovës pa dijeninë e autoriteteve kosovare. E ndërkaq, herën e fundit kur ai refuzoi të përfillte ndalimin e hyrjes nga autoritetet e Kosovës, u arrestua në veri e më pas u soll në stacionin e policisë në Prishtinë, për t’u deportuar më pas në Serbi.

E këto deklarata krenarie të Gjuriqit janë transmetuar në emisionin satirik “24 minuta me Zoran Kesiqin”, por jo vetëm kaq.

Gjuriq nga Kesiq përqeshet për fallcitetin e tij, gënjeshtrat, etj. Ai kapet duke gënjyer hapur kur thoshe se çdo ditë i lexon të gjitha mediet në gjuhën shqipe, por kur pyetet sa a dinë shqip ai thotë: Pak di, nja dy-tri fjalë, është gjuhë e vështirë shqipja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit