12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Talibanët bëjnë avancime të reja territoriale në Afganistan

Më të lexuarat

Talibanët afganë kanë pushtuar një qark strategjik në provincën Kunduz, duke detyruar forcat qeveritare të tërhiqen.

“Talibanët kanë sulmuar qarkun Khanabad nga pozicione të ndryshme. Kemi rezistuar me orë të tëra, por nuk kemi pasur mbështetje. Qarku ka rënë nën kontrollin e talibanëve”, tha shefi i forcave lokale, Hayatullah Amiri.

Kreu i Këshillit provincial të Kunduzit, Mohammad Yusouf Ayubi, tha se qindra civilë kanë ikur nga luftimet dhe paralajmëroi se nëse qeveria qendrore nuk dërgon ndihma, talibanët do të marrin qytetin Kunduz, ashtu siç kanë bërë vitin e kaluar.

Vetëm pesë ditë më parë, talibanët kanë marrë një qark në provincën fqinje Baghlan, duke marrë edhe municionin dhe automjetet e forcave qeveritare.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Afganistan, forcat e sigurisë janë duke luftuar talibanët në së paku 15 nga 34 provincat. /REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit