Talebanët dënojnë krimet e ISIS-it

0
69

Lëvizja talebane e Pakistanit ka akuzuar organizatën terroriste DAESH se bën “krime barbare”.

Lëvizja talebane e Pakistanit ka akuzuar organizatën terroriste DAESH se bën “krime barbare” dhe thekson se ideja e tyre e “kalifatit” është e papranueshme.
Lëvizja talebane e Pakistanit në një deklaratë ka dënuar ashpër krimet e DAESH-it, duke shtuar se aktivitetet dhe idetë e tyre janë në kundërshtim me parimet islame.
“Udhëheqësi i DAESH-it, Ebu Bekr al-Bagdadi nuk është Kalif. Kalif është një funksion i rëndësishëm që siguron drejtësinë në shoqëri, kurse DAESH vetëm vret njerëz të pafajshëm. Bagdadi nuk ka autoritet mbi të gjithë bashkësinë islame. Fjala e tij respektohet vetëm në një rreth të ngushtë”, theksuan talebanët pakistanezë.
Në javët e fundit DAESH është duke tentuar që të zgjerojë fushën e veprimit edhe në Afganistan. Prandaj, ndodhin përleshje të shpeshta me grupet lokale të talebanëve, veçanërisht në rajonet e Nangarhar dhe Kunar pranë kufirit të Pakistanit.