Tajfuni në Kinë, evakuohen 2 milionë persona

0
38

Rreth 2 milionë persona janë evakuuar nga provinca Zheijang në Kinë për shkak të ardhjes së tajfunit Haikui.

Gjithashtu 300 mijë persona të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre edhe në Shangai.

Në Zheijang era ka arritur një shpejtësi prej 115 km/h.

Një nga banorët shprehet për ‘China Daily’: “Jam 83 vjeç dhe jam mësuar me largimin nga shtëpia për mbrojtjen nga tajfuni. Nuk ka asgjë të vështirë. Përgatit disa çanta me gjërat më të domosdoshme.”/tch/kohaislame