12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tajfuni Damrey godet Vitenamin, 27 viktima (Video)

Më të lexuarat

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni Damrey goditi Vietnamin.

Stuhia e madhe përfshiu vendin të shtunën. Më shumë se 30.000 vetë përfshirë dhe turistë të huaj janë evakuar nga zona përpara stuhisë.

Tajfuni Damrey ka dëmtuar më shumë se 40.000 shtëpi dhe ka përmbytur autostradat vetëm pak ditë përpara se vendi të mirëpriste udhëheqësit botërorë në samitin e APEC.

Ai është konsideruar tajfuni më i fortë që ka goditur rajonin jugor bregdetar të vendit.

Stuhia me shpejtësi 130 km/h ka rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike dhe pemët bllokuan rrugët.

Sipas qeverisë, rreth 300 anije u shkatërruan, ndërsa autoritetet lokale thanë se qyteti Tuy Hoa i provincës së Phu Yen nuk kishte pësuar kurrë një shkatërrim të tillë më parë.

Në Vietnam për samitin e APEC pritet të mbidhen udhëheqësit botërorë përfshirë presidentin e SHBA Donald Trump dhe presidentin e Kinës Xi Jinping.

Kjo do të jetë vizita e parë e Trump si president në Azinë Juglindore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit