10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tahiri: Nuk pranoj pranga politike! Alibeaj: Shko pastrohu në gjykatë

Më të lexuarat

Seanca e Këshillit të Mandateve u tensionua ndjeshëm kur avokati i Saimir Tahirit deklaroi se kërkojnë rrëzimin e plotë të kërkesës së Prokurorisë.

Opozita deklaroi se vetë Tahiri ka kërkuar që të hetohet plotësisht.

 

“Kur thua se nuk ka prova, ti shkon ballëlartë atje dhe ia plas gjykatës që je i pafajshëm. Pse nuk e bën këtë? A je për standard moral, këtu fillon dhe mbaron historia,” tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Kurse Tahiri tha se nuk pranon pranga politike.

“Unë jam gati të hetohem, jam gati që të vini e kontrolloni banesën time. Unë jam gati për gjithçka, por nuk pranoj pranga politike në duar. Unë nuk jam si ti, që të rri në një parti me persona që kanë vrarë 26 persona në Gërdec dhe nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë”, tha Tahiri.

“Unë nuk kam as patentë kamioni dhe as linjë kamionësh. Kërkoj prova për çdo veprim që prokuroria mendon se unë kam shkelur ligjin. Nuk pranoj të arrestohem për dy kushërinj të mi të largët. Një familjar i yti ka vrarë një njeri, a do të pranoje ti të shkoje në burg pse familjari yt vrau një njeri?”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit