12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tahir Veliu ndryshon emrin dhe vendos emër greko-serb

Më të lexuarat

Katundari nga Serbia Tahir Veliu ka vendosur të ndryshojë emrin e tij turko arab dhe ta zëvendësoj me një emër grek Kastriot që në shqip dmth kështjellar dhe mbiemër nga një fis me origjinë sllave-Berisha.

Shkrimi i plote.

Unë jam nga Polaci, Vëllazëria “Veliu” prej nga rrjedh Hasan Prishtina, arkitekti i Shqipërisë Etnike i cili shkriu gjithë pasurinë e vet për të bërë Shqipërinë – SHQIPËRI. Me origjinë familja ime i përket fisit shqiptar “Berisha” dhe rrënjet familjare i kemi nga vendi i quajtur “Arra e Madhe” e Shkodrës.

Siç jam kundër faqezinjëve të sotëm të klasës politike ashtu jam edhe kundër atyre të djeshëm. Nuk puthem në faqe me nipat e mbretit të vetëshpallur Ahmet Zogu, i cili e pushtoj Shqipërinë përmes Beogradit, vodhi arkën e shtetit shqiptar e iku pa shkrepur asnjë plumb në mbrojtje të Shqipërisë. Kam punuar që prej moshës 15 vjeçare dhe kam krijuar pasuri mjaftueshëm sa të mos i nënshtrohem asnjë faqeziu të klasës politike kriminale e antikombëtare.

Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike dhe nuk synoj të bëhem. Jam kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar e cila është lëvizje mbarëkombëtare, pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, ku shqiptarët i bashkon aspirata natyrale për çlirim dhe bashkim kombëtar. Synimi im i vetëm është ti shërbej kombit tim dhe të jem misionar vetëm për Shqipëri të Bashkuar; të jap gjithçka nga vetvetja në shërbim të aspiratës kushtetuese për çlirim dhe ribashkim kombëtar.

Kombi dhe feja ime është Shqiptarizmi, si bindje kombëtare. Nuk jam rob i askujt dhe nuk i përulem të dërguarve të Vatikanit, të Stambollit, të Athinës, të Beogradit, por as këlyshve të tyre shqipfolës.

E kam pasur parasysh se emri dhe mbiemri “Tahir Veliu” ishte emër i huaj turko-osman, prandaj nga sot e kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga “Tahir Veliu” në Kastriot Berishaj, prandaj është koha që të deklaroj publikisht; që me emër turko – osman nuk dua të vdes, tash e tutje edhe emrin vetëm shqip.

Me respekt,

KASTRIOT BERISHAJ
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

GazetaImpakt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit