7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tabloidët perëndimor kujdesen për “humanizimin” e terroristit në Zelandën e Re

Më të lexuarat

Tabloidët britanikë dhe australianë e përshkruajtën Brenton Tarrantin si një ‘djalë engjëllor’ duke treguar pamjet e fëmijërisë së tij.

Përdoruesit e mediave sociale kanë dënuar gazetat perëndimore për mbulimin e tyre që i kanë bërë sulmeve të xhamisë së Zelandës së Re dhe përpjekjet e tyre për “humanizimin” e të dyshuarit kryesor.

Të paktën 49 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në sulmet që u bënë nga terroristi Brenton Tarrant, 28 vjeç, i cili dyshohet se vrau dhjetëra besimtarë mysliman në zonën e Zelandës së Re të Christchurch.

Duke e etiketuar atë një “djalë engjëllor që u bë një vrasës masiv i së djathtës ekstreme”, tabloidi britanik, Daily Mirror, lëshoi një foto të Tarrantit si djalë i ri dhe e përshkroi atë si “një trajner personal dhe i përkushtuar që drejton programe falas të atletikës për fëmijët “.

Duke reaguar ndaj mbulimit, kolumnisti britanik Owen Jones dënoi mbulimin e tabloidit duke thënë se kishte zhvendosur fokusin nga viktimat tek kryerësi, të cilin ai e quajti një “terrorist”.

https://twitter.com/OwenJones84/status/1106711874182307841/photo/
Nooruddean Choudry gjithashtu kritikoi titullin e tabloidit duke thënë se ndërsa viktimat ishin injoruar, Tarrant po humanizohej.
Gazetari britanik dhe prezantuesi i BBC Shaima Khalil kritikoi titullin dhe dënoi Daily Mail për përdorimin e gjuhës së ngjashme, duke iu referuar Tarrantit si “burrë i zakonshëm i bardhë” në titullin e tij të premten.

Në Daily Mail u raportua se gjyshja e terroristit ka reaguar me habi dhe mosbesim, duke e përshkruar Tarrantin si “djalë të mirë”

Sikur Daily Mirror dhe Daily Mail, edhe tabloidët Australiane u fokusuan tek i dyshuari kryesor, më shumë se sa tek vrasjet ku kishin edhe fotografi të marrë nga livestreami i sulmit terrorist, edhe pse autoritet e Zelandës së Re dhe policia Australiane dhanë urdhër që mos të shpërndahen pamjet e terrorit.
Terroristi Australian, që doli në gjyqi e Christchurch të shtunën u akuzua për vrasje. Ai mbetet në burg deri në daljen tjetër para gjyqit më 5 prill.

I lidhur, pa këpucë dhe i veshur me rroba të bardha burgu, Tarrant nuk fliste por bëri shenjën “Okay”, që është simbol i përdorur nga supermacitë e bardha, grupe këto që veprojnë në gjithë botën./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit