Tablet të lirë me Windows 8

0
43

Sipas shkrimit në DigiTimes, ku citohen burime të paemëruara, deri në fund të vitit në treg do të jenë në dispozicion 32 tablet me Windows 8. Do të prodhohen nga HP, Dell, Lenovo, Acer, Asus dhe Toshiba.

Lenovo dhe Acer sipas pohimeve në veçanti janë të interesuar për prodhimin e pajisjeve entry-level, sipas të gjitha gjasave të bazuar në ARM me Windows RT, të cilët do të shiten me çmim deri në 300 dollarë. Modelet më të shtrenjtë, me çmimet prej 300 deri në 1000 dollarë, do të luftojnë për të bërë për vete blerësit potencial të iPadit të këtij, por dhe të atij të gjeneratës së ardhshme, thonë burimet. Ndikimi i Lenovos në tregun e pajisjeve për edukim dhe punë në Kinë do të duhej të siguroj rritjen e posedimit të pajisjeve tablet me Windows 8, që do të duhej të reflektonte edhe në tregun global.

Intel dhe Microsoft sipas pohimeve janë duke bashkëpunuar në zhvillimin e pajisjeve tablet me prodhuesit e rendit të parë. Momentalisht tableti i Apple mban në posedim 65% të tregut, por këto dy kompani do të ishin shumë të lumtura nëse posedimi do të binte në 50% deri kah mesi i vitit të ardhshëm.