7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Synimi im

Më të lexuarat

Synimi im, pika deri ku shoh, horizonti, qëllimi, dëshira, caku i fundit të cilin e dëshiroj dhe mundohem ta arrij. Vend që mendja e njeriut nuk mund ta paramendojë, syri i tij nuk e ka parë kurrë përkundër gjërave të jashtëzakonshme të kësaj bote, veshi i njeriut kurrë nuk ka dëgjuar tingëllima dhe zëra më të bukura sesa ato të atij vendi që e dua dhe e kërkoj vazhdimisht. Cili qenka ai vend!? Mos vallë metropolet më të mëdha në botë!? A ndoshta ishujt e rregulluar me vila të ndryshme që në to jetojnë më të pasurit!? Jo unë s’i dëshiroj ato. Unë e kërkoj Xhennetin dhe për të mundohem me gjithë shpirt. Çdo gjë i ka vlerat e veta, por ai që dua unë nuk krahasohet me asgjë.

Të më jepnin një jetë nga më luksozet në këtë botë, një pasuri shumë të madhe, shtëpi të ndërtuar nga diamanti e ari do të më dukej diçka e paarritshme dhe e jashtëzakonshme. Kjo është shkalla më e lartë e kësaj bote, mirëpo shkalla më e ulët e Xhennetit është për dhjetëra herë më e lartë se kjo që e përmendëm më lartë. Atëherë, pse unë të preokupohem me gjëra të kësaj bote kur më pret diçka shumë më e mirë pas vdekjes, e cila është një urë lidhëse mes dunjasë dhe ahiretit.

Në këtë botë sundon një ligj që e mposht çdokënd. Ai është si shpata, nëse ti s’e pret atë, ajo do të të presë ty, duke të lënë të humbur përgjithmonë.

I Dashuri i All-llahut mes pesë gjërave që na ka porositur që t’i shfrytëzojmë e ka cekur edhe kohën, ku tha shfrytëzoni kohën e lirë para se të jeni të zënë.

Kurse në Xhennet sundon ligji i përjetësisë, aty nuk ka vdekje, nuk ka përfundim, jeta vazhdon përgjithmonë dhe lumturia që e dëshiron secili dhe s’mund ta arrijë këtu, do ta gjejë atje.

Kjo botë u krijua për ne, e ne u krijuam për ahiretin. Prandaj mos të harrojmë këtë rregull, se nëse bëjmë një gabim të tillë do të humbim përgjithmonë duke u djegur ne zjarr, All-llahu na mbrojt nga ai dënim i tmerrshëm.

Një zë vazhdon të më thirr: O njeri! O i mbuluar! Nga vjen? Për ku je nisur? Çfarë synon? Kurse unë mbetem i shtangur duke dëgjuar dhe duke menduar se nga vjen ai zë! Përpjekjet e mia janë si etja e arritja e qëllimeve si uji…!

Shkruar nga Zenel Latifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit