9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Surroi: Delli, si gratë e këqija

Më të lexuarat

Në vazhdim të publikimit të “Letrës lamtumirëse nga Qerreti ambasadorit Christopher W. Dell” të shkruar nga publicisti Veton Surroi, botohet teksti “Dueti i pabesueshëm Dell-Lushtaku”.

“Në Rezidencën tënde fjalët e mia jo vetëm se nuk më mbrojtën – ato edhe u shtrembëruan. Në vend të diplomatit të karrierës, ke degraduar në kategorinë e asaj që në Kosovë njihen si gra të këqija, bartës thashethemesh, edhe aso të shtrembëruara nga ti”, shkruan veton Surroi në vazhdimin e dytë të “Letrës…”, të botuar në “Koha Ditore”.

Reagimi i Surroit vjen pas intervistës që Christpher Dell kishte dhënë në “Kosova Sot”, ku ai thotë se e ka “shikuar Veton Surroin të zvarritet para kryeministrit, duke e lutur që të bëhej president”.

Në pjesën e parë të letrës, përkitazi me këtë Surroi ka shkruar: “Kur u ktheva në Prishtinë nga Qerreti më the se doje të më ftoje në darkë, dhe nëse pajtohesha, në darkë do të ishte edhe Hashim Thaçi, ku doje të bisedoje për modalitet e zgjedhjes sime eventuale për president. Të përsërita atë që të thash në telefon: kam besim te ti, nuk kam besim te Thaçi. Kam përvojë të keqe me të prej vjetësh, në fakt prej Konferencës së Rambouillet. Atëbotë krijova një përshtypje për të prej një njeriu, me pak përgatitje intelektuale, por me një instinkt të jashtëzakonshëm politik për ushqimin e ambicies për pushtet, pa edhe më të voglin skrupull. Gënjeshtar, arrogant, shpërfillës dhe ofendues – kishte energji që në çdo mëngjes të përpiqej të prishte çfarëdo pune që ishte ndërtuar gjatë natës. Këtë përshtypje vetëm sa e kisha thelluar në vitet e mëpastajme”, ka shkruar Surroi, për përdorur për këtë takim titullin e një vepre të Ismail Kadaresë, “Darkë e Gabuar.  /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit