8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Supriza në Angli/ Gabon Liverpooli, përfiton Tottenham. Chelsea i ‘shëmtuar’

Më të lexuarat

Liverpooli nuk arriti të shfrytëzojë plotësisht asistin që i dha Newcastle i Rafa Benitezit duke mposhtur Cityn, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Leicesterit.

Në “Anfield Road” gjithçka nisi mjaft mirë për Liverpoolin, që gjeti golin e avantazhit që në minutën e dytë, me anë të sulmuesit Sadio Mane.

Gjatë minutave në vijim, të besuarit e Klopp patën një mori rastesh për të thelluar avantazhin, por nuk arritën të dërgojnë topin në portën e Schmeichel.

Nga ana tjetër, Leicester u mbrojt me fanatizëm dhe arriti të barazojë në minutët shtesë të pjesës së parë, me anë të mbrojtësit anglez Harry Maguirre.

Me këtë barazim, Liverpooli mbetet në krye të renditjes dhe çon në 5 pikë diferencën nga Manchester City ndjekës.

Chelsea bëri paraqitjen më të shëmtuar që prej kohës kur në stol është ulur Maurizio Sarri, pasi u mposht me rezultatin e thellë 4-0, në transfertën ndaj Bournemouth.

Londinezët pësuan plot 4 gola në pjesën e dytë, ndërsa edhe sulmuesi i ardhur në janar, Gonzalo Higuain ishte titullar, por për 65 minuta të qëndrimit në fushë, nuk arriti të tregojë asgjë.

Ndryshe nga Chelsea, skuadra tjetër e Londrës, Tottenhami arriti të mposhtë Watfordin me përmbysje, me rezultatin 2-1, duke marrë një 3-pikësh me shumë vlera, që e konsolidon në vendin e tretë të renditjes.

Son Hueng-min dhe Llorente shënuan në 10 minutat e fundit të sfidës për Tottenhamin, duke zhvlerësuar golin e miqve, të shënuar që në pjesën e parë.

Sfida tjetër e mbrëmjes, ajo mes Southamptonit dhe Crystal Palace, përfundoi në barazim 1-1, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit